Fokus

Lutfi Haziri: Kryeministri Albin Kurti ka hyrë në agjenda të fshehta

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 08 September 2023

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, këtë të premte ishte i ftuar në Podcast me Shkëlzen Dakaj, ku u diskutuan tema të ndryshme.

Në këtë intervistë, Haziri ka thënë se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, po i shkelë premtimet që i ka bërë para disa vitesh.

Ai gjithashtu e kritikoi Kurtin për mungesë të transparencës.

-Advertisement-

“Praktikisht na e kena një kryeministër që krejt çka ka bo qe 20 vjet, çka ka thonë, çka ka fol, çka ka premtu i ka gjujt anash edhe o tu bo krejt diçka tjetër. Tani kjo quhet agjendë e fshehur në politikë, nuk po flasim për transparencë më, a është transparent, sa është transparent, qysh është transparent. Kjo është agjendë e fshehur ndaj popullit të vet. Çka je tu bo? Cili është programi? Cili është projeksioni dhe operacionalizimi i programeve, detyrave, angazhimeve? Së paku bile hidhna hi syve kapak, por jo me na bo kope kolektive, ku nuk merr vesh askush se çka po ndodhë”, tha nënkryetari i LDK-së.

Gjithashtu, në këtë intervistë Haziri foli edhe për zhvillimet brenda partisë së tij dhe për platformën e re.

Të gjitha këto mund t’i ndiqni ne intervistën e plotë:

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera