Lajme

Lutfi Haziri flet për ngërçin mes LDK dhe LVV

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 19 November 2019

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri,ka folur rreth bashkëpunimit me LVV-në.

Ai ka thënë se nuk ka ndodhur asnjë ngërç sa i përket ndërtimit të një bashkëpunimi politik , shkruan gazeta inFokus.

”Nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LDK-VV, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar. Janë arritur shumë pajtueshmëri, siç janë ato në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe në sektorin e poltikave terciale”, ka thënë Haziri.

-Advertisement-

Haziri tutje ka theksuar se janë duke u merrur me politikat e brendëshme dhe se politikat po vazhdojnë të zhvillohen sipas kalendarit të tyre.

”Ky koalicion nuk është duke i dhënë prioritet ndarjes së kulaçit. Në parimin e dytë jemi duke përafruar të gjitha politikat e brendshme, ndarja e përgjigjësive brenda institucionit do të jetë hapi i fundit. Takimet tona janë duke u zhvilluar sipas kalendarit
Drafti i parë në arritjen e qëllimeve është bërë gati. Takimet do të ndodhin sipas kalendarit që ne jemi pajtu.Arsyeja e vetmeve e vonesave është cështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit”, është shprehur Haziri.

Ai në një intërvistë për Info Magazinë ka deklaruar se LDK nuk pranon bashkëpunim me partitë tjera sa i përket ndërtimit të qeverisë, shkruan gazeta inFokus.

”LDK e ka opsionin e ndërtimit të koalicionit me Vetëvendosjen. Nuk pranon formë dhe bashkëpunim me partitë tjera
Deri tani në Kuvend janë këto parti që janë dhe pritje joreale tani nuk kemi. Në momentin që mund të ketë ulëse edhe Nismas dhe AKR-së do të kemi një rrethanë të re politike. Çështjet që lidhen me ndarjen e përgjëgjisve do të jenë në tavolinë deri në hapin e fundit. Ne nuk kemi ardhur deri atje, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera