Lajme

Lushtaku: Po shihet qartë se Kurti s’e merr me seriozitet përgjegjësinë për formimin e institucioneve

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 06 August 2026
Deputeti i rizgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se partia e tij e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe do të mbetet në opozitë, ndërsa përgjegjësinë për krijimin e institucioneve ia ka atribuar Lëvizjes Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve.

Lushtaku tha se qëndrimi i PDK-së është i qartë dhe është konfirmuar edhe nga kryetari i partisë, Bedri Hamza.

“Ne i dimë rezultatet e zgjedhjeve të fundit dhe është përcaktuar partia e parë, e dyta, ndërsa ne, si parti politike, kemi marrë pozicionin tonë, e kemi pranuar rezultatin si të tillë dhe kemi qëndrimin në opozitë, siç e ka konfirmuar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, zoti Bedri Hamza”, deklaroi ai.

Sipas Lushtakut, përgjegjësia kryesore për formimin e institucioneve i mbetet Vetëvendosjes, ndërsa akuzoi kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti, për mungesë serioziteti në raport me këtë proces.

-Advertisement-

“Përgjegjësia kryesore i mbetet Vetëvendosjes, por, në bazë të zhvillimeve, po shihet qartë se nuk e merr me seriozitet, edhe kësaj radhe, Kurti, si kryetar i Vetëvendosjes, përgjegjësinë që i takon si parti e parë. Dhe derisa tallet me qytetarët, me situatën në vend, me atë që po e kaplon ekonominë, por edhe vetë qytetarët, sigurisht që ka joseriozitet dhe një lloj papërgjegjësie të lartë të tij. Dhe po e sjell vendin në zgjedhje pas zgjedhjesh, fatkeqësisht, dhe dëmi po u shkaktohet më së shumti qytetarëve”, u shpreh Lushtaku.

Ai komentoi edhe protestën e disa qytetarëve para Kuvendit, duke kritikuar mënyrën e miratimit të ligjeve.

“Por ja edhe disa protestues. Ligjet që i kanë miratuar në Kuvendin e Kosovës janë të tilla, pa ndonjë komunikim me publikun, pa një diskutim të mirëfilltë me institucionet, dhe kemi ligje të tilla, fatkeqësisht, që dëmtojnë”, tha Lushtaku.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy