Lajme

Lushtaku: Më shumë e respektoj një shka të Beogradit sesa Albin Kurtoviqin

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 03 October 2022

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është deklaruar pasi është parë në një pjesë të videos propagandistike të Lëvizjes Vetëvendosje ku duket ai kur fitet për krim dhe i vë në kontekst edhe bashkëluftëtarët e tij që janë në Hagë.

Ai e quajti “Kurtoviq” kryeministrin e Kosovës teksa e ftoi atë që të ndërmerr hapa nëse mendon se ai është kriminel, raporton Paparaci.

Lushtaku shtoi se i vjen keq për videon ku shihen edhe ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.

-Advertisement-

“E pashë tani. Më erdhi keq për aata që janë në Hagë. Unë dhe ata që janë në Hagë jemi mësuar me kësi lloj videoesh në kohën e Millosheviqit, ku foto ime dhe e bashkëluftëtarëve të mi ka qenë në rrjetet e informimit serb. Ky Kurtoviqi e ka sot pushtetin dhe nëse ai e konsideron që ne jemi hajna le të veprojë drejtësia. Mos të del me fy familje se është dënim publik dhe nuk i duhet një qeverie që bën kësi akuza e vet është në pushtet”.

“Kështu që e ftoj zotërin ndash Kurtoviqin apo zëvendësat e tij le të urdhërojnë, shtetin e kanë, e kanë gjykatën, e kanë prokurorinë. Kam pritur nga Qeveria që së paku të interesohet për ata që janë në Hagë dhe t’i ndihmojë ata, ky qet ksi video-incizime. Kjo është e çuditshme. S’jam ka e fyej hiç. Më shumë e respektoj një shka të Beogradit sesa Kurtin. E ftoj Kurtoviqin le të urdhëron”, tha Lushtaku me anë të një bisede telefonike në T7.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera