Lushi i kundërpërgjigjet Majkos, pasi e kritikoi Kurtin për bashkim kombëtar: Të kam vëlla, dil në pension
Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 19 February 2021
Uk Lushi, analist politik shqiptaro-amerikan, njëherit edhe ish-pjesëtar i batalionit Atlantiku, i ka reaguar ministrit të Shtetit për Diasporën, për kritikën që ia ka bërë kreut të VV’së, Kurtit, lidhur me idenë e bashkimit kombëtar.
Lushi, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka pyetur publikisht ish-kryeministrin se pse nuk reagonte kur “shefi i tij Edi Rama propozonte një President të Përbashkët për Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë dhe një politikë të përbashkët sigurie të tyre”.
Ai ka kërkuar nga Majko pensionimin nga politika, teksa e ka quajtur atë hipokrit.
Në një intervistë në Euronews Albania, ish-kryeministri Majko deklaroi se diskutime të tilla, krijojnë probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës dhe e cilësoi idenë e bashkimit kombëtar një ide që ka ekzistuar në shekullin e kaluar.
“Unë mendoj se z. Kurti ka vetëm një prioritet, të drejtojë si shtetar dhe kryeministër shtetin e Kosovës, nuk besoj se i bëjnë punë histori të natyrave të tilla. Nuk ka pse krijon lidhje të natyrave të çuditshme me ide që kanë ekzistuar në shekullin e kaluar, e kam fjalën në vitet ’80 dhe ’90 për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, jo se unë nga pikëpamja emocionale ndihem ndryshe nga z. Kurti, por unë mendoj se diskutime të natyrave të tilla, do të krijonin probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës. E kam fjalën për akte që garantojnë prezencën e NATO-s në Kosovë dhe paketën Ahtisari”, tha ish-kryeministri i Shqipërisë.
Postimi i plotë i Uk Lushit:
Interesant, ish-kryeministri Pandeli Majko, kur shefi i tij Edi Rama propozonte një President të Përbashkët për Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë dhe një politikë të përbashkët sigurie të tyre, pra një Ushtri, Majko nuk lëshonte asnjë zë se kjo mund të ishte problem lidhur me aktet ndërkombëtare për Kosovën në shkurtin e vitit 2018.
Sot, Pandeliu, e paska sulmuar Albin Kurtin, kryeministrin në ardhje në Prishtinë, vetëm pse Kurti, hapur dhe demokratikisht, para disa ditësh, si mijëra herë më parë, shprehu vullnetin e shumicë së shqiptarëve për një aspiratë të interesit më vital shqiptar.
I ulët ky sulm? Po, padyshim. Por, për më keq, lakuriqësisht hipokrit.
Pse Majko nuk sulmonte njëjtë Edi Ramën më 2018, pasi paska vendosur të vihet në anën e akteve dhe traktateve ndërkombëtare dhe demek në favor të Kosovës?!
Z. Majko, është mu kjo hipokrizi dhe mosguximi i establishmenteve në Prishtinë dhe Tiranë, pse ju do të dhe duhet të largoheni nga politika pas më shumë se 30 vitesh në fronin e politikës.
Me këtë hipokrizi dhe kundërvënie të ulët Albin Kurti nuk largohet nga fuqia pushtetore, por kështu shpejt do të jetë ose vetë ose me njerëz si ai dhe ithtarët e tij forcë e rëndësishme edhe në Kuvend e edhe Qeveri midis Tirane.
Nëse keni ndonjë dijeni qeverisëse, ndonjë projekt administrativ apo propozim për projekt multimiliardësh botor mes shtetit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, aty dhe me ato konkurroni me Albin Kurtin, por jo duke e sulmuar Kurtin dhe jo Ramën pse të dy duan të dëgjojnë vullnetin e lirë dhe legjitim se çka duan shumicat e popullit në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar.
Koha e juaj po përendon. Lejoni shqiptarët e rinj t’a çojnë kombin shqiptar në fazën e ardhme historike. Sulmi yt sot nuk e ka qëllim mbrojtjen e Kosovës dhe akteve ndërkombëtare sepse po të ishte ashtu do sulmoje edhe Edi Ramën. Sulmi yt i sotëm është edhe frikë nga zgjimi i ri edhe paaftësi t’i kundërvihet Kurtit ashtu si duhet t’i kundërvihet një opozitar i ditur pozitarit në ardhje.
Të kam vëlla Pandeli dhe ngase të dua, të lutem, shko në pension. Pa hipokrizinë tënde sot, meqë sulmon Kurtin ndonëse nuk guxoje ta sulmoje Ramën, pensionimi yt do të kishte qenë më i mirë, por megjithatë pensionin e meriton.
Të tjera
-
Flasin nga KQZ-ja, tregojnë se kur mund të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka lënë të ...
-
Incident tek QNR, policia jep detaje
Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës, ka b...
-
195 raste aktive me koronavirus në Ferizaj
Në komunën e Ferizajt janë 195 raste aktive me koronavirus. Nga fillimi i ...
-
Numërohen mbi 25 mijë vota të diasporës Vetëvendosje merr mbi 76 për qind të tyre
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i v...
-
Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti kërkoi një Skendërbe politik, e kishte Fisnik Ismailin por e largoi
Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas...
-
Vjosa Osmani-mërgimtarëve: Dashurinë tuaj për Kosovën do t’ua kthejmë shumë shpejtë
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër me ftesën ...
-
Sejdiu: Kurti sot hoqi dorë nga bashkimi me Shqipërinë
Njohësi i çështjeve politike Dardan Sejdiu, ka komentuar vizitën e Emisarit S...
-
Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, pesë persona të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident ndërmjet dy vetu...
-
Besëlidhja e Lezhës, Kurti: Politikisht na nevojitet një Skënderbe madhështor
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti deklaroi se Besëlidhja e Lezhës paraq...
-
Nënkryetari i LDK-së për Vjosa Osmanin: Besoj që mund ta kryejë rolin e Presidentes
Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për Radio 1 për zhvillimet e...
-
Skender Hyseni tregon se çfarë i tha Hotit në vesh gjatë takimit me Trumpin
Një fotografi ishte bërë bujë nëpër rrjetet sociale ku shihej Avdullah Hoti e...
-
Hyseni: Deshi apo nuk deshi Kurti, dialogu me Serbinë do të imponohet si prioritet
“Nëse qeveria që vie tash nëse tregohet e përgjegjshme unë besoj që është e m...