Lajme

Lushaku-Sadriu për kërcënimet, dhunën e vrasjet në vend: Problem shoqëror, duhet reagim serioz

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 15 Tetor 2026

Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu tha se në Kosovë ka një “problem shoqëror”.

Ajo iu referua në seancën plenare të Kuvendit rasteve të kërcënimeve, dhunës e vrasjeve të fundit në vend.

“Kjo gjendje kërkon reagim serioz, jo vetëm nga institucionet, por edhe nga e gjithë shoqëria”, tha ajo.

-Advertisement-

Lushaku-Sadriu tha se “shteti duhet të reagojë fort” dhe se “Policia duhet t’i marrë tepër seriozisht kërcënimet” e “Prokuroria dhe Gjykata duhet të veprojnë në kohë”.

“Dhuna nuk fillon gjithmonë me armë. Gjithmonë fillon me fjalë, me fyerje, me kërcënime, me përpjekje për ta frikësuar dhe nënshtruar tjetrin. Fillon kur dikush mendon se ka të drejtë ta kontrollojë gruan, ta kontrollojë një familjarë, apo ta heshtë dikë që mendon ndryshe”, tha ajo.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy