Lajme

Lushaku Sadriu pas videos së VV-së: S’ka nevojë për video, tregona kënd e keni denoncuar për këto vepra qe dy vjet në pushtet

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 10 January 2023

Antarja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka reaguar pas videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje ku akuzonin ish- qeveritarët për korrupsion e nepotizëm.

Ajo ka thënë se pozita në mungesë të aftësisë për qeverisje, ka publikuar një video tjetër propagandistike për të kaluarën.

Më tutje Lushaku Sadriu, ka thënë së nuk ka nevojë për video por qeveria le të na tregoj se  kënd e ka denoncuar për këto vepra qe dy vjet në pushtet.

-Advertisement-

‘’Ose veq të tregojë pse po e mban Ambasadorin Berishaj, derisa po  dalin fakte të reja në ballinat e gazetave rajonale që implikojnë atë në skandal financiar? A ndoshta po e mban se po përmendet financimi i fushatës së tij me 600 000 euro nga GEN-i i Serbisë’’

‘’Ose veq le të na tregojë pse eksporti nga Serbia ka shënuar rekorde gjatë këtyre dy viteve; le të na tregojë pse ua pagoi veriut energjinë elektrike, derisa i rriti çmimet për ne të tjerët; pse ofroi amnisti për barrikaduesit e sulmuesit e policisë në veri; pse s’e ushtroi sovranitetin duke i mbajtur zgjedhjet në veri’’

‘’A ndoshta ke qenë duke menduar për muaj të tërë për emërimin e ministrit të shëndëtësisë derisa qytetarët po vdesin për barëra esenciale në spitale; për shkollat e premtuara e të pa ndërtuara; për qerdhet që si ka ndërtuar; për shkeljen flagrante të vendimeve të Kushtetueses në arsim; për zellin e armiqësimit me mësimdhënësit duke ua mohuar’’, ka shkruar Lushaku Sadriu në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera