Lajme

Lumiri Abdixhiku “thumboj” Vjosa Osmanin për tubimin në Prishtinë, mirëpo pamjet nga “Gjergj Fishta” e tregojnë të vërtetën

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 23 January 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka bërë një krahasim të tubimit të sontëm në degën e dytë të LDK-së, në shkollën Gjergj Fishta në kryeqytet, me tubimin e mbajtur në vendin e njëjtë gjashtë vite më parë. Asokohe, kandidate e LDK-së për kryeminstre ishte Presidentja e tanishme, Vjosa Osmani.

Abdixhiku e ka cilësuar “zjarr” atmosferën e krijuar në këtë organizim, duke u mburrur me numrin e pjesëmarësve.

“U ktheva pas gjashtë vitesh në tubim në këtë shkollë, por këtë herë ishte më veçantë. Gjashtë vite më parë ishim mbledhur në korridor; tani u mblodhëm në sallë, e korridori ishte plot e oborri ishte plot. E paparë”, tha Abdixhiku.

-Advertisement-

 

Megjithatë, kryetari i LDK-së, duket se nuk e mban mend mirë tubimin e gjashtë viteve më parë.

Tubimi nuk ishte mbajtur në koridorin e shkollës Gjergj Fishta.

Në pamjet të cilat janë akoma në internet, organizimi shihet se është mbajtur në oborrin e shkollës.

 

 

Të pranishëm ishte qindra qytetarë, e në rreshtin e parë, krejt afër Vjosa Osmanit, ishte edhe kandidati i tanishëm i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera