Lumezi merr pjesë në Tryezën e organizuar nga organizata COHU ne cilën u publikua raporti me titull ‘’Qasja në Drejtësi dhe të Drejtat e Njeriut’’
Autori: Gazeta inFokus
14:27 | 12 Korrik 2017
Në fjalën e tij para të pranishmëve në këtë tryezë, kryeprokurori Lumezi tha ‘’ Fillimisht dua te ju falënderoj për punën qe keni bere dhe qe keni evidentuar te metat dhe vështirësitë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial qe i referohen transparencës, vonese se proceseve gjyqësore, shtyrjes se tyre. Afateve ligjore dhe analizimit te rasteve penale për krim te organizuar dhe korrupsion te nivelit te larte si dhe shkelja e te drejtave te njeriut per shkak te vonesave te gjykimeve penale. Të gjeturat nuk mjaftojnë qe vetëm te identifikohen, por duhet te jene një tregues për bartësit e Institucioneve te drejtësisë qe ne te ardhmen te eliminohen me qellim qe t’i mbrojmë me mire interesat e procedurës penale dhe te palëve ne procedure e qe duhet te jete qëllimi ynë i përbashkët për te çuar drejtësinë ne vend.
Kryeprokurori Lumezi nder te tjera foli edhe për luftimin e korrupsionit ‘’ Luftimi i mkorrupsionit te nivelit te larte mbetet një nga sfidat kryesore te sistemit gjyqësor dhe prokurorial, si dhe një pengese serioze për zhvillimin e shtetit tone. Te gjithë ne, përfaqësuesit e Institucioneve te drejtësisë, duhet te punojmë me shume dhe te jemi me te vendosur për te arritur rezultate me te mira ne trajtimin e rasteve te korrupsionit te nivelit te larte, sepse vetëm kështu mund te kthejmë besimin e qytetareve ne sistemin gjyqësor dhe prokurorial si dhe t’i përmbushim kriterin kryesor për liberalizimin e vizave.
Ne ketë drejtim prokuroret e Shtetit duhet te jene me proaktiv ne hetimin e rasteve te nivelit te larte dhe te gjitha institucionet zbatuese te ligjit duhet te funksionojnë si nje hallke e vetme e jo te ketë hallka ndervarese te cilat mund te këputen e te dështojnë proceset gjyqësore.
Kryeprokurori Lumezi gjithashtu foli edhe për rolin e shoqërisë civile qe kane ne shoqëri ‘’ Te gjithë duhet ta kemi te qarte se shoqëria civile dhe gjyqësori janë partnerë te natyrshëm ne luftën kundër krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimit te pushtetit, roli i shoqërisë civile ne luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar është i rëndësishëm dhe se realizohet nëpërmes hulumtimeve dhe bashkëpunimit me Institucionet e drejtësisë. Ne kete drejtim shoqëria civile mund te jep kontrrbut edhe ne edukimin e qytetareve mbi proceset gjyqësore dhe mbi elementet tjera te rëndësishme te cilat kane te bëjnë me funksionimin e gjyqësorit dhe dobi te qytetareve.’’
Ne fund Kryeprokurori Lumezi tha ‘ Qëllimi i te gjithë neve duhet te jete qe sistemi gjyqësore te funksionojë sipas standardeve me te larta dhe secili nga ne ne mënyrë individuale duhet te jepe kontributin qe ky qellim te realizohet duke besuar se ne periudhën e ardhshme do te dëshmojmë se i ndajmë vlerat e njëjta qe si rezultat do te kemi rritjen e besimit ne sistemin gjyqësor dhe forcimin e shtetit ligjor.’

T� tjera
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...






























