Sport

Lukaku nuk e ka ndërmend të rikthehet te Chelsea

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 25 September 2022

Romelu Lukaku është shumë më i lumtur pas rikthimit të tij në Inter dhe nuk ka në plan të kthehet në Chelsea kur marrëveshja e tij e huazimit të përfundojë vitin e ardhshëm.

Sulmuesi belg 29-vjeçar nuk pati një sezon pozitiv vitin e kaluar me Blutë pas transferimit të tij prej 113 milionë euro në Londër. Lukaku shënoi vetëm tetë gola në 26 paraqitje në Premier League, duke dështuar të tregojë më të mirën e tij mes valëve të pafundme të kritikave.

Pas një fushate të vështirë, ai u rikthye te Interi në verë në një marrëveshje huazimi prej 8 milionë eurosh njëvjeçare, e cila nuk përmban një opsion blerjeje.

-Advertisement-

Siç detajohet nga La Gazzetta dello Sport, Lukaku ka rizbuluar lumturinë e tij në qytetin e Milanos dhe është shumë i lumtur që është kthyer sërish në Inter.

Nerazzurrët do të rinovojnë marrëveshjen e huazimit me Chelsean verën e ardhshme, e cila duhet të konfirmohet pavarësisht nga rezultatet këtë sezon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera