Rozë

Luizi merr vendimin e papritur nëse nuk del finalist i BBV

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 20 April 2023

Ky edicion i Big Brother ka bere qe te krijoj shume personazhe qe tani publiku u pelqen mjaft shume me te cilet me disa eshte mesuar qe prej me shume se tre muaj e disa prej tyre qe kane ardhur me vone por qe perseri kane fituar simpatine e publikut per disa veqori qe ata i pelqejne.

Luiz Ejlli është shprehur mbrëmjen e djeshme se nëse nuk del finalist do të largohet nga shtëpia e “Big Brother”.

Teksa po bisedonte me Krist Aliajn dhe Dea Mishel, këngëtari tha se do e linte lojën nëse kjo e fundit del finalistja e parë.

-Advertisement-

E pyetur nga Dea se pse do e bënte një gjë të tillë, Luizi u shpreh se ‘e sheh të dobët’ atë.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Unë nuk do vij pas teje ta kërkoj atë gjë, nuk kam ardhur asnjëherë. E ke gabim. Atë ke bërë ti.

Luizi: Une ju kam gjurmuar të gjithëve. T’ju kisha lënë me ik do ishit ju finalistët e parë, jo unë.

Dea: Atë nuk e di se kush do jetë finalisti i parë.

Luizi: Unë dal.

Dea: E ke vendosur?

Luizi: E sigurt.

Dea: Po sikur të mos dalësh?

Luizi: Dal prej shtëpie, të rri kot?

Dea: Pse kot?

Luizi: Me më mundur Dea.

Dea: Pse ça kam unë mos të të mund?

Luizi: Shumë e dobët.

Dea: Pse jam e dobët, se nuk kam bërë atë që bën ti?

Luizi: Thjesht s’ke bërë asgjë.

Dea: Po për mua je ti i dobët.

Luizi: Ok, e drejta jote.

Dea: Se ke bërë gjëra të shëmtuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera