Sport

Luiz Gustavo: Nuk besoj se do të qëndrojë më Neymar te PSG-ja

Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 18 March 2018

Neymar pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga Paris Saint-Germain.

Vetëm një vit pasi u transferua te parisienët nga Barcelona për shumën rekord 222 milionë euro, duket se braziliani i ka ditët e numëruara në Paris.

Kështu mendon edhe bashkëkombësi i lojtarit, Luis Gustavo, i cili luan te rivali i nënkampionit aktual francez, Marseille.

-Advertisement-

“Për Ligu1 1 është shumë e rëndësishme që të qëndrojë këtu Neymar”, tha Luiz Gustavo.

“Ka shumë mundësi që ai të ndryshojë klub gjatë afatit kalimtar të verës pasi ndihet i pakënaqur”, tha futbollisti brazilian.

Neymar beson se nuk do ta fiton kurrë Topin e Artë nëse qëndron në një ligë ku nuk ka konkurrencë të fortë.

Futbollisti aktualisht është duke rrimarë veten pas një lëndimi të pësuar javë më parë, e cila do ta mbaj jashtë fushave të blerta edhe për rreth dy muaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera