Luis Enrique: Dua të rigjej ritmin e jetës, Moreno u tregua i padrejtë

Autori: Gazeta inFokus
13:30 | 27 November 2019
Luis Enrique u rikthye në pankinën e Spanjës, pasi kaloi momentin e vështirë me humbjen e të bijës disa ditë më parë, ndërsa sqaroi sot për herë të parë edhe vendimin për largimin e Roberto Morenos, që pasi u shkarkua si trajner, nuk u mbajt as në stafin teknik.
“Sot është një ditë e veçantë për mua dhe familjen time. Sa i përket Morenos, i vetmi që nuk ka lidhje me largimin e tij, jam unë. E kam takuar vetëm më 12 Nëntor në shtëpinë time dhe më tha se kishte menduar të drejtonte skuadrën në Europian dhe më pas të largohej po të ishte nevoja.
E kuptoj që është ambicioz, por për mua është e padrejtë. Ambicia e tepruar për mua nuk është virtyt, por defekt. Po të isha në vendin e tij, nuk do të sillesha në të njëjtën mënyrë.
Jam këtu sepse drejtuesit e federatës vendosën të më thërrasin, ndaj nuk dua të tregoj asnjë histori tjetër. Nga ana profesionale nuk kam asgjë për të thënë për Morenon, pasi është një trajner i mirë, por nga ana njerëzore nuk kam dyshuar asnjëherë, derisa më faktoi të kundërtën.
Megjithatë janë situata që nuk dua t’i kujtoj”, deklaroi Luis Enrique.
Ish trajneri i Barcelonës vendosi të lërë detyrën si trajner i Spanjës në fillim të edicionit eliminator të Euro 2020-ës, pasi vajza e tij 9-vjeçare, Ksana po luftonte me një sëmundje të rëndë, që i mori jetën më 29 gusht të këtij viti.
Vetë Luis Enrique pranoi se dëshiron të kapë ritmin e jetës, pas kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa shtoi se skuadra do të shkojë në Europian me stofin e pretendentes kryesore për ta fituar trofeun këtë edicion.
“Doja shumë të rigjeja ritmin e jetës time, ndaj falënderoj shumë drejtuesit e federatës, që më kanë suportuar vazhdimisht dhe vendosën të më besojnë sërish këtë detyrë, që e njoh në mënyrë perfekte. Spanja u kualifikua pas një edicioni eliminator mjaft të mirë dhe jam shumë i entuziazmuar për mundësinë që do kemi të përfaqësohemi në Euro 2020. Pjesa më e madhe e lojtarëve që do të vijnë, kanë qenë edhe tani në eliminatore, por varet se në çfarë forme do jenë deri para nisjes së kampionatit. Mund të them vetëm se Spanja do të jetë sërish një nga pretendentet kryesore për të fituar këtë kompeticion”, tha tekniku spanjoll.

Të tjera
-
Vetëm 44 anesteziologë në gjithë QKUK-në, ndonëse nevojiten 105
Sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me probleme të mëdha. ...
-
Rriten remitancat: 402.93 milionë euro në katër muajt e parë të vitit 2025
Remitancat vazhdojnë të kenë kontribut të madh në ekonominë e Kosovës, duke s...
-
Tërmet në Mal të Zi
Një tërmet me magnitudë 2.05 ballë të shkallës Rihter goditi zonën pranë Tiva...
-
Kamioni përfshihet nga flakët në ‘Rrugën e Kombit’, shpëton mrekullisht shoferi
Një kamion është përfshirë nga flakët mbrëme në Rrugën e Kombit, pranë tuneli...
-
Arrestohen dy qytetarë dhe një polic jashtë detyrës, IPK: Zyrtari ishte i suspenduar për një rast tjetër
Inspektorati Policor ka njoftuar se të shtunën ka ndodhur një incident mes di...
-
Vr*asja e Liridona Ademajt, familja presin gjykim të drejtë e vendim meritor
Gjykim efikas e me vendim meritor është kërkesa e familjes së Liridona Ademaj...
-
Sot tentativa e 25-të, a do të ketë konstituim të Kuvendit?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për herë të 24-të m...
-
“Artane Rizvanolli po rren”, drejtoresha e RTV 21 i reagon ashpër ministres për “tregun e hapur energjetik”
Drejtoresha e RTV 21, Afërdita Saraçini- Kelmendi, i ka reaguar ashpër minist...
-
Aksidenti në Polluzhë të Drenasit, kjo është gjendja e të riut që ishte në veturë me 24-vjeçaren
Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabi...
-
Bajrami kërkon hetim pas deklaratës së Rizvanollit: Çmimi i MWH-së nga 64 mund të kalojë në 260 euro
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar hetim pas deklaratës së minis...
-
Sulmi me dronë, Zelensky: Veprimet e Ukrainës padyshim që do të hyjnë në librat e historisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për herë të parë në lidhj...
-
Kjo është 24-vjeçarja që vdiq pas aksidentit në Polluzhë të Drenasit
Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi...