Sport

Luftëtari i UFC-së dorëzohet para sëmundjes së rëndë në moshën 34-vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 15 September 2022

Bota e MMA-s dhe më konkretisht UFC-ja po mban zi për vdekjen në moshën 34-vjeçare të luftëtarit kanadez, Elias Theodorou. Sportisti me origjinë greke e pati të pamundur të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë në aparatin tretës. A po luftonte prej vitesh për të qëndruar mes të gjallëve, por në fund u dorëzua, pasi tumori iu shpërnda në të gjithë trupin.

Lajmin e hidhur e ka dhënë familja e të ashtuquajturit “Spartani” në rrjetet sociale.

“Elias “Spartani” Theodorou dëgjoi për herë të fundit zilen të binte më 11 shtator 2022. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpi me familjen dhe njerëzit e tij të dashur pranë pas një beteje të ashpër me kancerin e zorrës së trashë që lëshoi metastaza. Ai është përballur si luftëtar i vërtetë me kancerin dhe e ka jetuar jetën e tij me shumë optimizëm. Është e pamundur të ndalesh te të gjitha arritjet e tij në një postim të vetëm.”

-Advertisement-

Familja e luftëtarit u ka kërkuar të gjithë atyre që duan të shprehin ngushëllimet e tyre që në vend të luleve të dhurojnë diçka te fondacionet e krijuara nga Elias Theodorou në mënyrë që të ruhet trashëgimia e tij.

Theodorou Foundation dhe Higher Access u themeluan për të ndihmuar njerëzit, që nuk kishin mundësitë financiare të Elias, që të thyejnë barrierat për të hyrë në kujdesin spitalor dhe përdorur kanabisin terapeutik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera