Lufta në Ukrainë, qyteti Soledar i rrafshuar! Lideri i opozitës ruse i sëmurë në qeli, akuzon Putinin
Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 12 January 2023
Një qytet pothuajse plotësisht i shkatërruar, është ajo çfarë shihet në qytetin Soledar, nga imazhet satelitore të marra nga kompania amerikane “Maxar”.
Soledar, në rajonin Donetsk në Ukrainë, ka qenë qendra e luftimeve për ditë të tëra, të asaj që mund të konsiderohet si beteja më e hidhur dhe më e përgjakshme që nga fillimi i luftës, duke iu referuar fjalëve të këshilltarit të Zelenskyt.
Imazhi i parë i postuar në Twitter nga Maxar tregon Soledar para 1 gushtit 2022. I dyti tregon një pjesë të qytetit pas 10 janarit 2023, ku shfaqen ndërtesa të shkatërruara plotësisht.
Qyteti minerar Soledar është “pothuajse i shkatërruar plotësisht”, por luftimet vazhdojnë dhe vija e frontit lindor “mban”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij mbrëmë.
Ndërkaq, Alexei Navalny, kundërshtari rus i Vladimir Putinit i burgosur për dy vjet, tha se ka simptoma të ngjashme me gripin dhe akuzon Moskën se nuk i ka dhënë atij akses të duhur në trajtim. Mbështetësit e tij denoncojnë një përpjekje të Kremlinit për ta “vrarë” ngadalë.
Nga qelia e tij, Alexeï Navalny duhej të merrte pjesë në tre seanca me videokonferencë, por kërkoi shtyrjen për arsye shëndetësore.
Gati 500 mjekë rusë kanë nënshkruar një peticion, të postuar në Facebook , duke i kërkuar Vladimir Putinit që të sigurojë trajtimin adekuat për Navalny dhe t’i japë fund “abuzimeve” kundër tij.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...