Lufta në Ukrainë/ Krejt çfarë dihet rreth shpërthimeve në Kiev

Autori: Gazeta inFokus
10:38 | 17 April 2022
Shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas, Kievi, në orët e para të 17 prillit, kanë raportuar mediat lokale.
Sirenat për sulme ajrore janë dëgjuar gjatë tërë natës në pothuajse të gjitha qarqet e Kievit dhe banorët janë udhëzuar që të shkojnë në strehimoret më të afërta.
Sipas një kryetari lokal, infrastruktura në zonën Brovari, në periferi të Kievit, është dëmtuar nga sulmet ajrore.
Kryetari Igor Sapozhko nuk dha më shumë detaje për viktimat apo për dëmet materiale.
Këto raportime vijnë një ditë pasi forcat ruse rinisën sulmet ajrore në Kiev dhe intensifikuan granatimet në Harkiv – qyteti i dytë më i madh në Ukrainë – një strategji që duket se ka për qëllim që të pengojë mbrojtjen e Ukrainës të përgatitet për një sulm të shkallës së plotë të Rusisë në lindje të vendit.
Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se granatimet kanë vrarë të paktën tre persona dhe kanë plagosur 34 të tjerë më 16 prill.
Ai udhëzoi banorët e këtij qyteti, që gjendet në verilindje të Ukrainës, që janë larguar më herët që të mos kthehen, duke shtuar se “ne nuk mund ta përjashtojmë mundësinë e sulmeve ajrore ndaj kryeqytetit”.
Zyra e presidentit të Ukrainës raportoi se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur sulme ajrore dhe granatime në tetë rajone në mbarë vendin.
Ndërkaq, Moska ka pretenduar se ka marrë kontrollin e qytetit të rrethuar të Mariupolit, pas disa javësh luftime.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha më 16 prill se ka larguar trupat ukrainase nga zona urbane dhe luftëtarët që kanë mbetur janë të rrethuar në fabrikën e çelikut Azovstal, raportuan mediat shtetërore ruse.
Pala ruse ka kërkuar që ushtarët e mbetur në Mariupol të dorëzohen.
Në një intervistë të publikuar më 16 prill në Ukrayinska Pravda, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi kundër mizorive ndaj forcave ukrainase që gjenden në Mariupol.
“Eliminimi i trupave tanë, të njerëzve tanë në Mariupol do t’i jepte fund çdo negociate”, tha ai.
“Kjo do të sjellë një bllokadë, pasi ne nuk negociojmë as për territoret tona dhe as për njerëzit tanë”, shtoi ai, shkruan REL.
Mariupoli është qyteti më i goditur nga bombardimet dhe luftimet qëkur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot mjaft të ndryshueshëm, edhe pse gjatë dite...
-
Rasti i foshnjës që u fut në rrobalarëse në Spitalin e Pejës, mbahet seanca e parë gjyqësore
Gati tri vite pas ngjarjes së rëndë, dy të akuzuarit, S.I. dhe E.A., punonjës...
-
Kë do votonte Tirana nëse zgjedhjet do mbaheshin sot?
Barometri Euronews-Albania ka sjell për publikun matjet e dyta politike për Q...
-
Përpjekje për “peshkim”, Lushaku-Sadriu: Dy deputetë të LDK’së u kontaktuan nga VV’ja, por morën përgjigjen e duhur
Deputetja e LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur sa i përket mundësisë së ‘...
-
Zbulohen detaje nga takimi i diskutueshëm: Trump e “përzuri” Muskun nga Pentagoni
Para disa javësh, mediat në SHBA raportuan se Elon Musk ishte parashikuar të ...
-
Bajrami: Kurti s’është aq i çmendur të mendoj sa të tjerët ia duan shtetin më shumë se LDK-ja
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjuhen polarizuese në skenën...
-
Të shtënat me ạrmë zj*rri në Tiranë, shtatë persona të përfshirë në rast
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme te Liqeni Artificial në T...
-
A do ta formojë nesër Kurti qeverinë? Ejup Maqedonci jep detajet e fundit
Në lidhje me formimin e Qeverisë, Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedo...
-
Zemaj: S’po kërkojmë braktisjen e institucioneve, Kurti le t’ia bartë kompetencat zëvendëskryeministrit
Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ka thënë se nuk po kërkojnë braktisjen e ins...
-
Muharrem tregon për importin e rrymës në mars 2025: S’po i besoj syve e as trurit
Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharemi, ka thënë se 725.37% ka rritj...
-
Përmbyllet studimi i fizibilitetit dhe dizajni paraprak për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë
Në Shkodër u prezantua sot studimi i fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prish...
-
Hasanaj: Protestat kundër shtrenjtimit të rrymës s’do të ndalen
Luan Hasanaj nga iniciativa “Asnjë cent më shumë” ka bërë të ditur se protest...