Lufta e III Botërore, kush do të fitonte, SHBA-të apo Irani?
Autori: Halil Berisha 11:31 | 06 January 2020
Fillimi i vitit 2020 nuk ishte edhe fort i qetë.
Madje, shumë njerëz po brengosen se kjo edhe mund të jetë pikënisja e një lufte të madhe, që po e konsiderojnë si Lufta e III Botërore, shkruan gazeta inFokus.
Krejt kjo pas një sulmi të befasishëm që bëri Amerika, duke vrarë gjeneralin kryesor të Iranit.
Kjo ndodhi më 3 Janar, derisa ishte pak ditë pasi u sulmua ambasada e SHBA-ve në Irak, e që sipas autoriteteve amerikane, planifikuesi kryesor ishte pikërisht tanimë gjenerali i vrarë iranian, Qassem Soleimani.
E derisa për vdekjen e tij ende po vajtohet e po mbahet zi në Iran, ky vend, por edhe SHBA-të, nuk i kanë kursyer akuzat e ndërsjella për njëra-tjetrën.
Akuzat me luftë e shkatërrim të njëri-tjetrit
Lideri suprem i Iranit Ayatollah Ahmad Khatami, ka kërcënuar SHBA-të dhe posaçërisht trupat amerikane në Lindjen e Mesme, shkruan gazeta inFokus.
Madje, kërcënim direkt ka pasur edhe për Presidentin amerikan, Donald Trump.
“Po ju tregoj amerikanëve, posaçërisht Trump-it, ne do të hakmerremi, hakmarrja e cila do t’ua kthej ditën në errësirë të tmerrshme. Është koha ta pastrojmë regjionin nga këto bisha tinëzare”, ka kërcënuar lideri suprem i Iranit.
Por, kërcënime jo më pak të rrezikshme se ato të liderit iranian, pati edhe miliarderi amerikan, Donald Trump, i cili me sulmin ndaj Soleimanit edhe ka dëshmuar se nuk ka vetëm fjalë, shkruan gazeta inFokus.
“Irani po flet shumë lirshëm se si do të sulmoj asete të SHBA-ve në shenjë hakmarrjeje pasi ne çliruam botën nga një lider terrorist, i cili vetëm sa kishte vrarë një amerikan dhe kishte plagosur keqas disa të tjerë, pa përmendur krejt ata njerëz që ai ka vrarë gjatë jetës së tij, duke përfshirë qindra protestues iranian. Ai ishte duke sulmuar edhe ambasadën tonë dhe po përgatitej për sulme tjera në lokacione tjera. Irani nuk ka qenë ndonjë gjë tjetër përveç problem për disa vite me radhë. Le të shërbej kjo si PARALAJMËRIM që nëse Irani shënjestron qoftë edhe një amerikan ose asete amerikane, ne kemi targetuar 52 pozita iraniane (që reprezentojnë 52 pengje amerikane që janë marrë nga Irani viteve të kaluara), disa nga ato me rëndësi të madhe për Iranin dhe kulturën e Iranit, këto do të GODITEN SHUMË SHPEJTË E SHUMË FUQISHËM. SHBA-të, nuk pranojnë më kërcënime!”, pati shkruar Trump.
Por, këto nuk ishin paralajmërimet e vetme. Në fakt Donald Trump, ishte edhe më konkret, shkruan gazeta inFokus.
“Ata na sulmuan, ne iu kundërpërgjigjëm. Nëse sulmojnë prapë, e që unë fuqishëm i këshilloj të mos e bëjnë, ne do t’i godasim aq shumë sa që ata nuk janë goditur asnjëherë më parë”.
“Shtetet e Bashkuara vetëm sa kanë harxhuar dy trilion dollarë në pajisje ushtarake. Ne jemi më të mëdhenjtë dhe larg më të mirët në botë! Nëse Irani sulmon ndonjë bazë amerikane, ose ndonjë amerikan, ne do të dërgojmë këto pajisje të mrekullueshme menjëherë … dhe pa asnjë hezitim”, ka thënë Trump.
Cila është diferenca ushtarake e Iranit e SHBA-ve?
Sipas “Global Fire Poëer”, SHBA-të janë të rankuara si vendi më i fuqishëm ushtarakisht në botë, derisa Irani gjendet në vendin e 14-të nga 137 vende.
Fuqia e Iranit
Irani gjithsej ka 523 mijë pjesëtarë aktiv në ushtri, njësi speciale ushtarake, marinë e forca ajrore, shkruan gazeta inFokus.
Megjithatë, pasi ka një popullsi prej 83 milionësh, në rast nevoje ka mundësi që ushtrinë ta ngrisë në numër prej 47 milion e 324 mijë e 105 pjesëtarësh.
Buxheti i mbrojtjes së Iranit është 6.3 miliard dollarësh në vit, e që i cili është shumë pas atij amerikan prej 716 miliard dollarësh.
Irani ka gjithsej 8 mijë e 577 tanke, projektor raketash, artileri tokësore e makina luftarake.
Në ajër, duke përfshirë aeroplan luftarak e helikopter, Irani ka gjithsej 512 asete derisa ka edhe 398 anije e nëndetëse, shkruan gazeta inFokus.
Shteti iranian ka gjithsej edhe 12 raketa operuese, të cilat shumica janë me rreze të shkurtër ose të mesme veprimi, megjithatë departamenti mbrojtës i SHBA-ve thotë që Irani ka më së shumti në Lindjen e Mesme.
Fuqia e SHBA-ve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë 1 milion e 281 mijë e 900 pjesëtarë më shumë aktiv në ushtri dhe 144 milion e 872 mijë e 845 të tjerë ekstra.
E edhe pse kanë larg më shumë buxhet se Irani, SHBA-të kanë më pak raketa, gjithsej shtatë, mirëpo të cilat janë larg më të avancuara se ato të Iranit, duke përfshirë atë të njohur si “Trident D-%” dhe ICBM, shkruan gazeta inFokus.
Madje thuhet se SHBA-të e Rusia posedojnë më shumë se 90% të armëve nukleare që ekzistojnë në botë.
SHBA-të gjithashtu kanë forcën ajrore e detare më të madhen në botë. Në forcat ajrore posedojnë gjithsej 10 mijë e 170 asete derisa në atë detare 415.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu kanë edhe 48 mijë e 422 tanke, projektor raketash e artileri tokësore./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...