Lajme

Lubonja: Albin Kurti është zgjidhja e duhur për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 15 June 2017

Publicisti i njohur shqiptar Fatos Lubonja ka dhënë mendimin e tij për MekuliPress, lidhur me zhvillimet në Kosovë pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Fatos Lubonja, ka thënë se ata që përfaqësohen nën petkun UÇK-së u mungon dituria dhe ndershmëria.

“Kosovës i duhen njerëz të ditur dhe të ndershëm, dhe kam përshtypjen atyre që përfaqësohen nën pëtkun e UÇK-së, i mungojnë që të dyja”, është shprehur Fatos Lubonja.

-Advertisement-

Në anën tjetër, Lubonja ka dhënë një këshillë për Lëvizjen Vetëvendosje e cila po pretendon të formoj institucionet.

“Albini dhe Vetëvendosja, me të vërtet duken i ndershëm, por po i’u futën aventurave nacionaliste, në vend se të ndërtojnë shtetin e së drejtës në Kosovë, më shumë do të hapin punë se do zgjidhin”, ka përfunduar Lubonja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera