Lajme

“LSI nuk do të ketë më vend në qeverinë e pas 25 qershorit”, deklarata e fortë e Ramës

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 22 June 2017

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë këtë të mërkurë, duke thënë se pas 25 qershorit, në qeverinë e re nuk do të ketë vend për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

I ftuar në emisionin Dritare, Rama ka folur brenda hipotezës se zgjedhjet do t’i fitojë PS dhe se në qeverinë e re në këto kushte, nuk do të ketë vend për LSI-në. Në lidhje me PD-në, Rama është shprehur se Lulzim Basha nuk bën për punë.

“Nuk duam të fitojmë, duam timonin. Imagjinoni sikur e ardhmja e vendit dhe e këtyre reformave të luhet për këto 10 vte dhe një nga ta të jeni ju. Është moment historik dhe çdo njeri duhet të ushtrojë të drejtën e tij. Luli nuk është për këtë punë, nuk asnjë aftësi të drejtojë dhe jo më të çojë për këtë vend.

-Advertisement-

Ata që zgjedhin numrin 2 do të çojnë para reforma e nisura. Kush e voton atë parti për kërdinë për punë, të ndërroj parti sepse LSI nuk do të ketë më vend ne qeverinë pas 25 qershorit”, tha Rama. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera