Sport

Low konfirmon lëndimin e rëndë të Mustafit

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 09 October 2017

“Mustafi do mungojë gjatë”, kështu tha Low pas ndeshjes me Azerbajxhanin.

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, u lëndua në fitoren e thellë të Gjermanisë prej 5:1 kundër Azerbajxhanit, shkruan Gazeta Express.

Mustafi u largua nga loja në minutën e 36’të për një problem që duket të jetë më serioz se që u duk në fillim, diçka të tillë e ka bërë të ditur edhe trajneri i Gjermanisë, Joachim Low

“Mendoj se Mustafi ka qarë muskulin, duket lëndim pak më serioz”, tha Low.

-Advertisement-

“Nga tërheqja muskulore në çarje, duhet të presim dhe të shohim çfarë do të tregojnë testet mjekësore. Por, me siguri që ai do të jetë jashtë për një kohë të gjatë”, shtoi trajneri Gjermanisë. /Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera