Sport

Loriana Kuka kualifikohet në gjysmëfinale

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 01 July 2022

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë, shkruan Gazeta Infokus.

Kuka mposhti xhudisten turke, Nurcan Yilmaz me IPPON në kategorinë deri në 78 kilogramë.

“Loriana Kuka është kualifikuar në gjysmëfinale, pas fitores ndaj Nurcan Yilmaz të Turqisë, kategoria -78 kg. Rrethin e parë e kaloi pa luftë”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në gjysmëfinale, ajo do të përballet me xhudisten nga Kroacia, Petrunjela Pavic.

Ndërkaq rrethin e parë e kaloi pa luftë./Gazeta Infokus/

Të tjera