Rozë

Loredana lë pas historinë me Mozzik? Pamjet që shtojnë dyshimet për lidhjen me reperin gjerman

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 16 December 2019

Para disa javësh, Loredana dhe Mozzik njoftuan se historisë së tyre i ka ardhur fundi por vazhdojnë të ruajnë kontakte prej vogëlushes Hana.

Duket se reperja e ka lënë pas të kaluarën dhe ka gjetur dashurinë në krahët e një reperi tjetër.

Dyshimet lindën pasi Loredana ka të njëjtat postime me reperin gjerman, Bonez MC. Në disa postime në Instastory, Bonez fsheh identitetin e vajzës bjonde që e shoqëron, ndërkohë që Loredana askund nuk e nxjerr imazhin e tij.

-Advertisement-

Gjithçka kuptohet prej veshjes së reperes, tutat sportive në ngjyrë të bardhë, kapelja e kuqe dhe videot në automjetin luksoz.

Mbetet për tu parë nëse ka nisur një histori e re apo Loredana e ka thjesht mik reperin Bonez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera