Lajme

Lordi Stuart Peach viziton ambasadën e Kosovës në Londër

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 02 February 2023

Lordi Stuart Peach është pritur sot nga ambasadori Ilir Kapiti, në ambasadën e Kosovës në Britani.

Kapiti tha se gjatë pritjes së Peach, vlerësoi  kontributin e Britanisë për të sjellë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“I kënaqur që prita Lordin Stuart Peach sot në ambasadën e Kosovës në Londër ku vlerësova kontributin Britanisë në ofrimin e Paqes dhe Stabilitetit brenda Ballkanit Perëndimor, duke siguruar që marrëdhëniet paqësore të Kosovës të ngrihen përmes mbështetjes së organizatave ndërkombëtare”, ka shkruar Kapiti në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Peach shërbeu si Komandant Ajror i NATO-s në Kosovë në vitin 2000.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera