Sport

Lojtari i Ajaksit godet me grusht tifozin!

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 29 May 2023

Racizmi vijon të shkaktojë probleme në futboll. Ajaksi e mbylli sezonin në Eredivisie me humbjen 3-1 në Twente.

“Harkëtarët” nuk ia dolën të siguronin kualifikimin në Champions League, dhe sezonin e ardhshëm do të garojnë në Europa League.

Ndërkohë, Steven Berghuis është kthyer viral në rrjetet sociale me veprimin e kryer pas ndeshjes. Një tifoz i Twente lëshoi thirrje raciste ndaj Brian Brobbey.

-Advertisement-

21-vjeçari me origjinë nga Gana u ndje keq dhe nuk reagoi, por në mbrojtje i doli pikërisht Berghuis.

Ky i fundit goditi me grusht tifozin kundërshtar dhe vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë e qetësoi 31-vjeçarin e Ajaksit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera