Sport

Lojtarët e kombëtares pas humbjes shfaqen live duke pirë alkool

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 25 September 2022

Kombëtarja shqiptare U21 ka mbyllur sot pjesëmarrjen e saj në turneun miqësor në Kroaci, duke regjistruar dy humbje identike 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe pastaj vendasve.

Një situatë që duket se nuk ka shqetësuar shumë lojtarët e grumbulluar nga Alban Bushi të cilët pak orë pas humbjes, ia kanë kërcitur me birra.

Ka qenë portieri Marko Molla ai i cili në një lidhje direkte në Instagram me mbrojtësin Mario Mitaj, ka treguar se po pinte birra në tavolinë me futbollistë të tjerë të kombëtares U21. Bashkë me të ishin edhe Klidman Lilo, Leandro Frroku, Andreas Ndoj dhe Flamur Ruçi.

-Advertisement-

Lojtarët shfaqen disa herë duke pirë birra në këtë bashkëbisedim në rrjetet sociale, ku ndiqen tifozë të shumtë. Një sjellje skandaloze dhe absolutisht e papranueshme duke llogaritur se gjendeshin në Kroaci për të përfaqësuar flamurtarin shqiptar dhe ngjyrat kuqezi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera