Lojërat e Vuçiq, liroi 3 policët kosovarë duke ua konfirmuar aktakuzën, çfarë ndodh tash?

Autori: Gazeta inFokus
16:02 | 26 June 2023
Tre policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, patën fatin e keq kur rastisën të patrullonin në një situatë të tensionuar prej ditësh në veri të vendit. Forcat speciale serbe i rrëmbyen policët për t’i dërguar në paraburgim për 12 ditë. Të hënën, pas një presioni të madh ndërkombëtar, Vuçiq urdhëroi që ata të lirohen. Por, Gjykata në Kralevë u kujdes që të mos i shfajësojë ata. Ua konfirmoi aktakuzën dhe ua ndërpreu paraburgimin.
Me duar të lidhura, me sy të mbyllur e të shtrirë në tokë, policët u dërguan në Serbi me 14 qershor të këtij viti. Ndikimi i autoriteteve ndërkombëtarëve, shteteve mike të Kosovës, bëri që policët të liroheshin sepse padrejtësisht po mbaheshin në paraburgim deri sot.
Gjykata e Lartë e Kralevës ka konfirmuar Aktakuzën e Prokurorisë së Lartë të Kralevës ndaj tre policëve, të cilëve u vihet në barrë vepra penale “prodhim, mbajtje dhe qarkullim ilegal i armatimit dhe mjeteve shpërthyese,” sipas nenit 348, paragrafi 4, të lidhur me paragrafin 2 dhe 1 të Kodi Penal të Serbisë.
Por çfarë ndodh tash?
Avokati Arbër Jashari thotë se kjo punë ka marrë sot fund, anipse policëve u është konfirmuar aktakuza.
”Pavarësisht se atyre u është konfirmuar aktakuza, Serbia si duket e ka parë gabimin dhe është dorëzuar përballë presionit ndërkombëtar dhe drejtësisë. Rasti proceduralisht mbetet i hapur, por pa prezencën fizike të policëve të rrëmbyer (të pandehurve), nuk mund të bëhet asnjë hap. Nuk pres që këta zyrtar policorë, do t’i përgjigjen ndonjëherë ftesës së ndonjë gjykate serbe. Për mua si avokat, kjo punë ka marrë fund sot”, tha Jashari për Gazetën Express.
Tre zyrtarët policorë të Kosovës, të cilët u liruan nga autoritetet e Serbisë, arritën në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdare.
Njëri nga policët është deklaruar duke thënë se janë shumë mirë me shëndet.
“Në rregull, shumë mirë, mirë jemi krejt”, është deklaruar shkurt një nga policët.
Pas lirimit të tyre, Ministria e Punëve të Jashtme dhe diasporës tha se akuzat e autoriteteve serbe ndaj policëve janë të motivuara politikisht.
“Theksojmë edhe njëherë se rrëmbimi i policëve tanë në detyrë brenda territorit të Kosovës është një akt agresioni i Serbisë dhe shkelje e normave ndërkombëtare, dhe se akuzat e autoriteteve serbe janë të paqëndrueshme dhe të motivuara politikisht. Siç edhe është dëshmuar me prova të qarta, policët kanë qenë brenda territorit të Republikës së Kosovës, duke kryer detyrën e tyre”, tha MPJD në një reagim dërguar mediave.
Opozita falënderoi SHBA-në e miqtë ndërkombëtarë për lirimin e policëve, ndërsa pushteti kërkoi që Serbia të mbahet përgjegjëse.
“Konfirmojmë se tre policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi.”, është shprehur kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Ndërsa, ministri i MPB-së, Xhelal Sve֛la tha se ndonëse janë liruar “përndjekja nga Serbia do të vazhdojë në liri”.
“Ata duhet të lirohen pa kushte dhe Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për cenimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, u shpreh ndër të tjera Sveçla.
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka reaguar pas lajmit për lirimin e 3 policëve të Kosovës nga Serbia.
Nëpërmjet një reagimi në Tëitter, Rama thotë se kthimi i policëve është një lajm i vonuar, megjithatë shumë i mirë sepse i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe i hap rrugë de-eskalimit të dialogut.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditë...
-
Tahiri kërkon seriozitet në takimin e nesërm të liderëve për të dalë nga “mosbesimi e rrëmuja ku Kurti operon mirë”
Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar në profilin e tij në “fac...
-
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës të cilët kanë shpëtuar jetën e një q...
-
Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike, Kurti e injoroi ngjarjen
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’ka marrë sot fare pjesë në takim...
-
Kosova ndaloi simbolet serbe për Vidovdan, Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit t...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Bregun e Diellit, Policia jep detajet
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 17:30 në lagjen Bregu ...
-
Kurti zyrtarizon kandidatin e VV-së për kryetar të Vitisë
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Arsim Ademin si kandidat për kryetar të K...
-
Policët e Njësisë Speciale ia shpëtojnë jetën një gruaje që e kishin gjetur të alivanosur përgjatë rrugës Mitrovicë-Vushtrri
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se zyrta...
-
Maliqi për bllokadën politike: Presidentja Osmani po bën sehir, s’ka guxim, për çfarë hamami i ka këshilltarët
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa ...
-
Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media për aktgjykimin e Kushtueteuses, do të prezantohen edhe veprimet e partisë
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë nesër, duke fill...
-
Ja si pritet të shkoj nesër takimi i Kurtit me liderët e partive politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thirrur për nesër një takim me liderë...
-
Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të
Instituti i Shëndetit Publik (IJZ) në Mal të Zi, ka paralajmëruar qytetar...