Sport

Liverpooli fiton derbin e ‘zjarrtë’ ndaj Manchester Unitedit dhe vazhdon rrugën drejtë titullit kampion (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 19 January 2020

Liverpooli ia ka arritur ta mposhtë Manchester Unitedin me rezultat 2-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të javës së 23-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Anfield Road’ të besuarit e Jurgen Klopp arritën ti arkëtojnë tri pikë shumë të rëndësishme dhe tashmë marshojnë sigurt rrugën drejt titullit kampion pas 30 viteve.

Ishte Virgil Van Dijk ai i cili e zhbllokoi rezultatin në minutën e 14’ të takimit.

-Advertisement-

Holandezi shënoi më kokë pas një harkimi nga rivenja nga këndi e Arnoldit.

Pjesa e parë u mbyllë më epërsinë minimale të Liverpoolit, ndërsa ‘The Reds’ edhe pjesën e dytë e nisën për mrekulli, duke dominuar plotësisht.

Ishte minuta e 70’, ku ‘Djajtë e Kuq’ e morën nën kontroll ndeshjen dhe deri në minutën e 92’ tentuan disa herë, por pa pasur sukses.

Kur të gjithë menduan se ndeshja po mbyllej me rezultat minimal, në skenë dolën portieri Alisson dhe sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah.

Portieri brazilian dhuroi një asist fantastik në minutën e 93’ e me pas ylli egjiptian shënoi për rezultatin përfundimtar 2-0.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli vazhdon kryesimin në Premierligë, ku tani pas 22 ndeshjeve të zhvilluara ka shkuar në kuotën e 64 pikëve, ndërsa Unitedi mbetet i 5-ti me 34 pikë.

Ndryshe, është vetëm skuadra e Manchesterit që ia ka nxjerrë një barazim Liverpoolit këtë sezon, pasi të gjitha ndeshjet tjera ‘The Reds’ i kanë fituar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera