Sport

Llapi shfrytëzon ndeshjet e kombëtareve, aranzhon takim miqësor me këtë skuadër

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 07 October 2021

Superliga e Kosovës në futboll nuk do të zhvillohet në këtë vikend për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, shkruan Gazeta inFokus.

Mirëpo klubi i Llapit nuk do të pushoj as në këtë vikend, pasi ka aranzhuar një takim miqësor për tu përgatitur sa më mirë për vazhdimin e kampionatit.

Llapjanët do të luajnë një duel kontrollues me skuadrën e Vllaznimit nga Gjakova.

-Advertisement-

Kjo përballje do të luhet të shtunën nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Llapit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit nga Podujeva./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera