Sport

Llapi merr lajm të keq para ndeshjes me Dritën, i lëndohet futbollisti kryesor i skuadrës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 09 October 2017

Llapi nesër do të jetë mysafir i Dritës në derbin e xhiros së nëntë të Vala Superligës. Mirëpo, para kësaj sfide, llapjanët kanë marrë një lajm të keq.

Mbrojtësi i majtë dhe njëri nga lojtarët më në formë, Ilir Blakçori është lënduar dhe nuk do të jetë gati për këtë ballafaqim.

Madje, Blakçori pritet të mungojë se paku dy ndeshje për shkak të një dëmtimi në gju, shkruan Gazetasheshi.com.

-Advertisement-

Lajmi është konfirmuar nga trajneri, Tahir Batatina, i cili thotë se mungesa e Blakçorit është hendikep për Llapin, por sipas tij, në skuadër ka futbollistë cilësorë që mund ta zëvendësojnë futbollistin këmbëshpejtë.

Drita dhe Llapi luajnë nesër prej orës 14:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera