Lajme

Lladrovci takohet me Van Damme, së bashku e bëjnë shqiponjën me duar

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 19 July 2023

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar aktorin e njohur, Van Damme.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku dhe ka publikuar një foto me të duke bërë me duar shqiponjën.

“Në botë kemi shumë miq që u gjenden pranë nesh, gjatë ballafaqimit të vazhdueshëm me propagandën e huaj, Van Damme, ishte pranë dhe shfaqi respekt duke përkrahur Kosovën dhe shqiptarët”, ka shkruar mes tjerash Lladrovci në Instagram.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Me artistin e mirënjohur botëror, Jean-Claude Van Damme, mikun e shqiptarëve dhe të Kosovës, në Prishtinë.

Në botë kemi shumë miq që u gjenden pranë nesh, gjatë ballafaqimit të vazhdueshëm me propagandën e huaj, Van Damme, ishte pranë dhe shfaqi respekt duke përkrahur Kosovën dhe shqiptarët.

Shqiponja e bën dallimin!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera