Lladrovci pret në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit
Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 10 November 2022
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Lladrovci ka thënë se në takim kanë diskutuar për rëndësinë e arsimit, për performancën komunale si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e e Drenasit. Ujërat e zeza dhe ndotja e ambientit, ishin dy nga çështjet që Lladrovci ka thënë se i veçoi në takim.
“Sot, pata kënaqësinë të pres në takim, Shkëlqesinë e tij, Ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen dhe me këtë rast, theksova raportet e shkëlqyera me komunën Laukka në lëmin e arsimit, me shkollat dhe arsimtarët finlandezë, si dhe bashkëpunimin e nxënësve tanë me mësimet e përbashkëta online me nxënësit finlandezë.
Në takim, theksova kënaqësinë për praninë time në kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Finlandës dhe mikpritjen e ngrohtë që gjeta atje. Theksova rëndësinë e arsimit si prioritet i cili merr përkrahje time të plotë, fola për performancën komunale si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna. Ujërat e zeza dhe ndotja e ambientit, ishin dy nga çështjet që i veçova në takim.
E falënderova Ambasadorin Nissinen për gatishmërinë për të thelluar dhe begatuar bashkëpunimin tonë, në arsim, ekonomi dhe fushat tjera me interes të përbashkët me mundësi të investimeve nga kompanitë finlandeze në Drenas. Ambasadorit i urova mandat të suksesshëm në Kosovë duke i ofruar miqësinë time dhe të qytetarëve të Drenasit”, ka shkruar Ladrovci.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...