Lajme

Lladrovci: Pesë asamblistë të PDK-së tentuan të na dëmtojnë në garën e performancës

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 25 January 2023

Sot është mbajtur mbledhja e Asamblesë komunale në Drenas ku u votuan të gjitha pikat e rendit të ditës.

Një ndër to ishte edhe vota për Draft propozimin e Planit të Veprimit për vitin 2023-2024 të Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik Lokal 2020-2024 me ndryshim plotësimin që ndikon për garën e Grantit për Përformancë Komunale.

Lidhur me këtë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci tha se 5 asamblistë të PDK-së tentuan që ta dëmtojnë në garën e performancës.

-Advertisement-

“Është për keqardhje që 5 asamblistë të PDK-së sikur në seancën e kaluar, tentuan të na dëmtojnë në garën e performancës”, shkroi Lladrovci.

“ Jam krenar me asamblistët e të gjitha partive qe ia duan të mirën e komunës dhe qytetarëve të Drenasit përtej rekomandimeve të keqbërësve, shkroi tutje kryetari në një postim në Instagram.

Pikat e rendit të ditës që u miratuan me shumicë votash si dhe ato që u diskutuan në këtë mbledhje të rregullt të Kuvendit të Komunës janë:

Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal Drenas të dt. 24.11.2022, dhe procesverbali i mbledhjes së Jashtëzakonshme i dt.28.12.2022.

Draft Propozim i Planit të Veprimit për vitin 2023-2024 të Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2020-2024 me ndryshim-plotësimin.

Propozim Vendim për miratimin e Simbolit Përkujtimor të Gjenocidit në Kosovë.

Raporti i përformancës të Komunës së Drenasit për vitin 2021.

Raporti vjetor i Komitetit për Komunitete dhe Kthim.

Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizua për vitin 2022.

Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Arsim Kulturë Rini dhe Sport për vitin 2022.

Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Zhvillim Ekonomik Mbrojtje të Ambientit Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2022.

Raporti vjetor i Komitetit Konsultativ për Komiteti për Barazi Gjinore për vitin 2022.

Raporti financiar Janar Dhjetor 2022.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera