Lladrovci me 16 hektarë tokë të deklaruara dhe 121 mijë euro vetura
Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 06 May 2023
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në deklarimin e pasurisë, ka treguar se është merakli i veturave.
Ai madje ka hyrë edhe kredi për ato. E derisa dy orë dore ka deklaruar në vlerë 12 mijë euro, shembullin se si kursehen paratë mund ta merreni nga vet Lladrovci.
Fillimisht ai ka deklaruar një shtëpi të trashëguar në vlerë 150 mijë euro, një banesë e blerë me mjete të kursyera nga puna në Gjermani, në vlerë 105 mijë euro, një banesë e blerë me mjete të kursyera nga familja në vlerë 40 mijë euro dhe lokal me mjete të kursyera nga familja në vlerë 100 mijë euro.
Afër 14 hektarë tokë me vlerë 152,940 euro, pastaj 13 hektarë e gjysmë në vlerë 182,250 euro, 5 hektarë tokë në vlerë 65 mijë euro, 5 hektarë tjerë të kursyera nga të ardhurat e familjes në vlerë 75 mijë euro, dy hektarë tokë në vlerë 30 mijë euro, e blerë nga mjetet e kursyera familjare dhe dy troje të dhuruara nga komuna për familjet e dëshmorëve.
Një veturë në vlerë 9,500 euro të blerë nga kursimet familjare, një veturë tjetër në vlerë 15 mijë euro me mjetet nga kursimet familjare, një veturë në vlerë 40,500 nga mjetet e kursyera dhe kredia që e ka marrë në vlerë 200 mijë euro, një veturë 31 mijë euro nga kthimi i huazimit dhe kursimet familjare, si dhe një veturë për fëmijët në vlerë 25,300 euro, e blerë me mjetet nga kredia.
E kur vjen puna te deklarimi i parave në bankë, Lladrovci del se e ka shitur veturën që e kishte blerë 40,500 euro dhe në njërën nga bankat, së bashku me kursimet ka 40,711.75 e, pastaj në bankën tjetër nga kursimet 2,736.21 euro, pastaj në një bankë tjetër 5,951.60 euro kursime nga të ardhurat, 25,820.55 euro kursime nga të ardhurat 16,974.60 euro kursime nga të ardhurat dhe 3,923.45 euro. Një pjesë e tyre i ka cekur si kursime nga fëmijët.
Ndëkrohë, interesante është edhe fakti që Ramiz Lladrovci ka më së paku të hyra në fmailje, pasi brenda vitit ai merr 16,095.42 euro.
Bashkëshortja e tij brenda vitit 2022 ka marrë tri paga 5,196 euro në një kompani, në një kompani tjetër 10,348.20 euro, 1000 euro në një kompani dhe 6,928.80 në një kompani tjetër, që gjithsejtë janë 23,473.00 euro.
Fëmijët 29,317.30 euro, fëmijët 1,395,459.00 euro, pastaj fëmijët 47,200.00 euro dhe 5,200.
Ai ka deklaruar si borxhe ndaj njërës bankë 2,629 euro, 5,500 dhe 15 mijë euro.
Lladrovci ka dhënë edhe disa detaje.
“Përveç pozitës si Kryetar Komune, ushtroj funksionin e ushtruesit të kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas, funksion ky që nuk paguhem, por e ushtroj si pozitë politike. Të pasuritë e paluajtshme, te deklarimi i banesës kam deklaruar vetëm metrat e banesës, por jo edhe podrumit prej 50 metra për shkak të pamundësisë së deklarimit në sistem. Te pasuritë e luajtshme mbi 3 mijë euro, te opsioni nuk ishin të përfshirë mundësitë për deklarim si për orë dore apo stoli ari. Këtu po deklaroj edhe orë dore Cartier, e blerë me buxhet familjar, në vitin 1996, me vlerë 3,000.00 CHF, dhe orë dore Rolex në vlerë 9,000.00 dollarë amerikan në pronësi deklaruesit. Stoli, ari, qafore, vath, unazë të blerë me buxhet familjar, viti i përfitimit 1990-2009, vlera 7,000.00€, në pronësi të bashkëshortës. Stoli, ari, qafore, vath, unaze, blerë me buxhet familjar, viti i përfitimit 1990-2005, vlera 4,000.00 €, në pronësi të fëmijëve. Gjithashtu, meqë nuk ish e përfshirë valuta marka gjermane, ju sqaroj se te pasuritë e paluajtshme që janë blerë deri në vitin 2002 janë me valutë marka gjermane (DM) . Te deklarimi i parave të gatshme në institucionet bankare, deklaroj se në llogarinë e kursimeve në RFBK kam 89.12 € shumën. Po ashtu, deklaroj se kam përfunduar proceduren permbarimore P.nr.885/16 të kreditorit ‘Paradiso’ në shumën 39,969.86€ në mars të këtij vitit. Ndërsa, sqarim lidhur me veturën Audi A8, kam deklaruar çmimin 31,000.00 € të blerjes, dhe po sqaroj këtu se edhe 9,200.00€ është bërë zhdoganimi, të njëjtën e kam shitur 40,000.00 në shkurt të këtij viti (2023). Për renë Arlinda Alshiqi-Lladrovci, paga nga MMPS të hyrat gjatë 2022: 4414.11€, masa 3.6: 300€, kthimi i mjeteve nga MF: 50€, Masa 3.5 (shtesa të fëmijëve dhe e lehonisë): 690€, kurse gjendja e mjeteve në llogari bankare aktuale 0. Elena Macula-Lladrovci, reja, 6935,40€ total i pagave për 12 muaj në ER-Com, 240€ nga Ministria e Financave (masa për fëmijë), ndërsa bilanci aktual në bankë 30.12€. Gjithashtu, janë bërë edhe huazime dhe kthim huazimësh mes fëmijëve përmes llogarive bankare të cilat nuk janë përfshirë te hapi i deklarimit të huazimeve pasi janë kthyer ato mjete brenda vitit fiskal”.
Të tjera
-
Edhe Berat Buzhala e dërgon veturën e tij për kontrollë tregon a iu gjet GPS
Gazetari Berat Buzhala ka dërguar veturën e tij në kontrollë pasi në veturën ...
-
Shkaku i intervistës me Harris – Trump padit televizionin CBS, kërkon dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh
Donald Trump ka paditur rrjetin televiziv CBS për një intervistë me Kamala Ha...
-
Musliu për rastin e Kajtazit: Autorët e kësaj vepre të rrezikshme t’i sjellim para drejtësisë
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar kundër vendosjes së pajisjes s...
-
Abdixhiku: QKUK-në do ta ndërtojmë në një lokacion të ri, i vjetri do të rrënohet
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur se objekt...
-
Abdixhiku: Me Vehbi Kajtazin kemi mospajtime, por sot solidarizohem me të
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se partia ...
-
Pacolli: Presidentja më kërkoi ndihmë për t’ia gjetur dy-tri vota
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa O...
-
Vehbi Kajtazi tregon se kujt dyshohet se i përket GPS-i i gjetur në veturën e tij
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar sërish GPS-in i cili është gjetur në vetu...
-
ShBA-ja qorton sërish Kosovën në OKB për “veprimet e pakoordinuara”: Punoni përmes dialogut, themeloni Asociacionin
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert Wood, ka kritikuar Q...
-
DASh: Projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor mbi Kosovën, shkel detyrimet e dialogut
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se si...
-
Pasi Kajtazi zbuloi përgjuesin në veturë, Mirena publikon foto të veturës së tij: Pse po ekzaminohet pikërisht sot?
Gazetari Ilir Mirena, i cili së bashku me kolegun e tij Vehbi Kajtazi e Berat...
-
Bllokohet Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën
Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës është bllokuar për pak momente, pa...
-
Sjelljet e shumë komentuara të banorëve të BBVK3, ja çfarë thoshte psikologia që u bëri testimin psikologjik
Psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu e cila u bëri testimet psikologjike banorë...