Lladrovci ia ndërpret pagesën e banesës familjarit që i shpëtoi masakrës (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 09 May 2017
Kryefamiljari Bashkim Deliu ka thënë se me ardhjen e kryetarit Ramiz Lladrovci Komuna ia ka ndërprerë pagesën e qirasë ku është strehuar me rekomandim të Komunës.
Ai ka thënë se është përpjekur të hyjë në njërën nga banesat e Komunës, por është kërcënuar me Polici nga drejtori i Urbanizmit, i cili ka ndërtuar në pronën komunale të përfituar me koncesion.
Në mesin e shumë familjeve që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit në Komunën e Drenasit është edhe ajo e Bashkim Deliut nga Abria e Epërme e Drenasit.
Kjo familje ka humbur pesë anëtarë në masakrën mbi familjen Deliu të forcave policore e paramilitare serbe më 26 shtator 1998 dhe ai vetë mezi i kishte shpëtuar ekzekutimit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Në këtë masakër nuk u kursyen as pleqtë 90-vjeçarë e as foshnjat 3-muajshe.
“Pas përfundimit të luftës, 9 vjet, deri në vitin 2009 kam jetuar në shtëpinë e një serbeje në Prishtinë, bile këtë shtëpi ma kanë gjetur këta të UÇK-së. Por pas 9 vjetësh u paraqit serbja dhe mua më është dashur të dal nga shtëpia. I gjendur në rrugë, strehim më ofroi xhaxhai im që jeton në Prishtinë, ndërsa para dy vjetëve iu drejtova Komunës së Drenasit me kërkesën që të më bëjë zgjidhje. Këta të Komunës, ish-nënkryetari Arsim Haxhiu dhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ilir Shala, më rekomanduan që ta gjejë një banesë dhe më siguruan se Komuna do ta paguajë qiranë. Gjithçka ka shkuar mirë, puna ka ndryshuar me ardhjen e Ramizit (Lladrovcit), i cili ma ka ndalur qiranë dhe ka katër muaj që Komuna i ka mbetur borxh pronarit të shtëpisë ku jetoj”, tregon Bashkimi, i cili shton se ka ardhur puna deri aty sa që me gruan dhe dy fëmijët duhet të dal në rrugë.
Të tjera
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...