Liverpooli vazhdon shkëlqimin në Premierligë
Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 04 December 2019
Liverpooli ka vazhduar me fitore të njëpasnjëshme në kampionatin elitar anglez, shkruan Gazeta inFokus.
The Reds të mërkurën mbrëma triumfuan ndaj rivalit lokal Evertonit me rezultat 5-2, në duelin e javës se pesëmbëdhjetë në Premierligë.
Skuadra e Jurgen Klopp e nisi furishëm takimin, ku në minutën e 6’ kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Divockt Origi.
Për 2-0 shënoi i rikthyeri në formacion pas një kohe të gjatë, kosovari Xherdan Shaqiri.
Shaqa realizoi në minutën e 17’ pas një asistimi fantastik nga Mane.
Mysafiret arritën ta ngushtonin rezultatin në minutën e 21’ me golin e sulmuesit Keane.
Skuadra nga Anfieldi nuk ndalë me kaq dhe në minutën e 32’ shënoi përsëri me anë të Origit për rezultatin 3-1.
Se Liverpooli kishte hyrë me të vetmin qellim fitoren u pa në minutën e 45’, ku Sadio Mane pas dy asistimeve arriti të shënoj edhe gol për rezultatin 4-1.
Evertoni në fund të pjesës së parë, saktësisht në minutën e 45+3’ arriti të shënoj për rezultatin 4-2 më anë të Richarlision, më të cilin rezultat u mbyllë pjesa e parë.
Në 45 minutat e dytë skuadra e kuqe shënoi edhe një gol.
Ishte holandezi Wijnaldum ai i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 5-2.
Kjo ishte fitorja e 14 e Liverpoolit në Premierligë krahas një barazimi pas 15 ndeshjeve të zhvilluara.
Liverpooli vazhdon kryesimin në Premierligë me 43 pikë, 8 me shumë se përcjellësi i dytë Leicesteri dhe 11 më shumë se Manchester City që renditet i dyti, kurse Evertoni mbetet i 18-ti me 14 pikë./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Fshatrat e Obliliqit me ndriqim, vendosen 780 drita
Në fshatin Breznicë dhe Kozaricë, është bërë përurimi i projektit të rrjetit ...
-
Protesta të ashpra kundër Vuçiqit, tentohet hyrja brenda parlamentit në Serbi
Në një vjetorin e protestave “1 nga 5 milionët” kundër presidentit të Serbisë...
-
Avokati Popullit tregon pse e dërguan Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se një numër i madh i zyrtarëve p...
-
Gazetarja Amanpour: Unë isha në Srebrenicë, ne të gjithë e dijmë se kush është fajtor për këtë masakër
Deklarata e fituesit të çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019, Peter Handke...
-
Çka do të ndodhë pas 30 ditëve, nëse nuk konstituohet Kuvendi?
Njohësi i Kushtetutës së Kosovës, Mazllum Bajraliu, ka thënë në emisionin DPT...
-
“Gani Geci nuk ka qënë tradhtari i vetëm”: Publikohen emrat që thuhet se u përfshin në vrasjen e Abedin Rexhës-Sandokanit
Gruaja e Abedin Rexhës, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sanije R...
-
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut asgjëson sasi të insulinës nga Turqia në vlerë prej 1 milion euro
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka shkatërruar një sasi të ma...
-
Kryatari i kësaj komune ndez dritat e Pemës së Vitit të Ri
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu i ka ndezur dritat e pemës simbolike...
-
Ja sa pritet të zgjasë puna e Gjykatës Speciale
Avokati Gani Koci ka thënë se Gjykata Speciale puna e Gjykatës Speciales do t...
-
Kush janë serbët që dyshohen se kryen krime lufte në Kosovë?
Masakra të tmerrshme janë kryer në Kosovë, disa nga këto krime dihet edhe kus...
-
Kryetari Reçakut për mohimin e masakrës nga Vuçiqi: Ai vet i ka planifikuar këto, bashkë me Millosheviqin
Adem Ramadani kryetari i fshatit Reçak, ka thënë se nuk çuditet nga deklarata...
-
Kur do të largohet mjegulla? Ky është parashikimi i motit
Mjegulla e krijuar nga mos qarkullimi i ajrit në vend ka shkaktuar ndotje të ...