Sport

Liverpooli ‘shkatërron’ Atalantan, Diogo Jota shkëlqen me Hat-trick

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 03 November 2020

Liverpooli e ka ‘shkatërruar’ Atalantan, pasi e ka mposhtur me rezultat të thellë 5-0, në sfidën e zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Gewiss Stadium’ në Bergamo të Italisë shkëlqeu Diogo Jota, i cili shënoi tre gola.

Sulmuesi portugez realizoi Hat-trickun e parë prej transferimit të tij në Liverpool.

-Advertisement-

Dy golat tjerët për ‘The Reds’ i realizuan Mohamed Salah dhe Sadio Mane.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli vazhdon kryesimin në Grupin D me 9-të pikë, ndërsa Atalanta mbetet e treta me 4 sosh.

Ndeshjen e radhës Liverpooli e luan pikërisht ndaj Atalantas me 25 nëntor në ‘Anfield’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera