Sport

Liverpooli dhe Manchester City kalojnë lehtësisht në çerekfinale te Carabao Cup

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 21 September 2021

Skuadra e Liverpoolit dhe ajo e Manchester Cityt kanë kaluar lehtësisht në çerekfinale te Carabao Cup, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ e kanë mposhtur në udhëtim Norwich Cityn me rezultat 0-3, kurse Manchester City ka fituar para publikut te vet ndaj Wycombes me shifrat 6-1.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Carrow Road’, golat për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp i realizuan Takumi Minamino (4’ dhe 80’) dhe Divock Origi (50’).

-Advertisement-

Kurse në sfidën e luajtur në ‘Etihad Stadium’, golat për Cityn i shënuan Kevin De Bruyne (29’), Riyad Mahrez (43’ dhe 84’), Phil Foden (45+1’), Ferran Torres (71’) dhe Cole Palmer (89’), ndërsa golin e vetëm për Wycomben e realizoi Brandon Hanlan (22’).

Pas këtyre fitoreve, Liverpooli dhe Manchester City kanë kaluar në çerekfinale te Carabao Cup./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera