Sport

Liverpool, stërvitje pa Kloppin. Gjermani, kontrolle mjekësore

Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 16 November 2017

Jurgen Klopp nuk e ka drejtuar seancën stërvitore të kësaj të mërkure me Liverpoolin, pasi trajneri gjerman iu drejtua një spitali si pasojë e të ndjerit keq. Klopp ka kryer disa ekzaminime nga stafi mjekësor, por nuk është parë e arsyeshme që ai të qëndronte i shtruar përtej vizitës.

Ekipi i “të kuqve” u rikthye në “Melwood” pas impenjimeve me kombëtaret, për të nisur stërvitjen pasditen e kësaj të mërkure, por pa trajnerin gjerman.

“Ai iu nënshtrua vlerësimeve nga mjekët, – thuhet në komunikatën e klubit. – Nuk ka asnjë plan që Jurgen të qëndrojë në spital më shumë sesa vizita e planifikuar, kështu që do të rikthehet në shtëpi në mbrëmje. Gjithsesi, atij mund t’i duhet të bëjë disa kontrolle në ditët në vazhdim. Klubi kërkon që të respektohet privatësia e Jurgenit, familjes së tij, por edhe pacientëve të tjerë, ndërkohë që ai mund të jetë në spital për vizitat”.

-Advertisement-

Liverpooli do të përballet me Southamptonin të shtunën, megjithatë nuk ka asnjë të dhënë nëse Klopp, i cili pritet të dalë për konferencë shtypi të premten, do t’u rikthehet seancave stërvitore apo do të drejtojë ekipin vetëm në fundjavë.

50-vjeçari gjerman, i cili vjen nga një udhëtim në Afrikën e Jugut për një event bamirësie, ka humbur edhe një tjetër ndeshje në të kaluarën, atë ndaj Sunderlandit në shkurt të vitit 2016, teksa atëherë vuante nga apandesiti. Në atë ndeshje ishin ndihmësit e tij Peter Krawietz dhe Zeljko Buvac që drejtuan nga pankina, një 90-minutësh që u mbyll në barazim 2-2.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera