Lista Serbe: Kurti synon të mashtrojë serbët e Kosovës, por do të dështojë
Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 22 June 2023
Lista Serbe, në një komunikatë, i ka reaguar adresimit të djeshëm të kryeministrit Albin Kurti, ndaj serbëve të Kosovës.
Sipas Listës Serbe, kryeministri Kurti po mundohet të mashtrojë serbët me gënjeshtra dhe veprime të këqija, por që në fund do të dështojë.
“Synimi i Albin Kurtit për t’i mashtruar serbët e Kosovës me gënjeshtra dhe veprime të këqija është i dënuar paraprakisht të dështojë, sepse serbët e ndjejnë shumë mirë se si e imagjinon Kurti jetën për të gjithë ata në këto hapësira”, kanë pretenduar nga Lista Serbe.
Albin Kurti i premtoi popullit serb se “gjysma do të jetë në burg dhe gjysma e dëbuar, si pjesë e “skenarit kroat” që ai publikisht e ofroi dhe po e zbaton në Kosovë”, thuhet më tutje në komunikatë të Listës Serbe.
“Heqja e të drejtave elementare njerëzore, politike dhe ekonomike, rrahja, qëllimi me armë dhe rrëmbimi i serbëve janë fjalë që përshkruajnë jetën e popullit serb nën regjimin e udhëhequr nga Albin Kurti, i cili është qartazi i paaftë për të bërë asgjë të mirë për shqiptarët, kështu që në vend të një jetë më të mirë, u ofroi dëbimin e serbëve dhe zhdukjen e çdo gjëje serbe. Albin Kurti padyshim mendon se populli serb ka harruar që regjimi i tij ia ka mohuar të drejtën e votës në zgjedhje dhe referendum, se ka ndaluar vaksinimin në mes të pandemisë dhe ka kërcënuar se do të arrestojë mjekët tanë, se po grabitë tokat serbe duke mos respektuar as ligjet e veta, se ka ndërtuar baza ilegale parapolicore në tokën serbe dhe ka injoruar të drejtat e serbëve dhe lajmërimet e dorëzuara nga kryetarët tanë, që ka sjellë forcat speciale të armatosura deri te pragu i shtëpive serbe, të cilët që nga fillimi i vitit plagosën rëndë gjashtë persona në jug dhe veri të serbëve, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, se ai organizoi zgjedhjet të paligjshme dhe më pas pushtoi dhunshëm ndërtesat komunale, se ai ka shndërruar ndërtesat komunale në baza”, pretendohen në deklaratë.Ata thonë gjithashtu se fakti që Kurti po “shtiret i shurdhër dhe i verbër” nuk do të thotë se populli serb do të pushojë së kërkuari respektimin e të drejtave të tij, lirimin e vëllezërve të tyre dhe ndalimin e persekutimit, si dhe tërheqjen e forcave speciale “ilegale dhe të armatosura deri në dhëmbë” nga komunat serbe.Lista Serbe, siç thonë ata, “vendimet e veta i ka marrë gjithmonë sipas kërkesave të popullit serb, e jo sipas dëshirës së Albin Kurtit dhe çdo sulm ndaj nesh është vërtetim i korrektësisë së qëndrimeve tona”.“Është i mjerë ai serb të cilin e lavdëron Kurti, dhe ai që e cakton të punojë kundër popullit të vet është edhe më i mjerë”, pretendohet në deklaratën e Listë Serbe.
Të tjera
-
Pasurimi i familjes Veliaj- Bashkëshortja 617 mijë euro llogari bankare, kompania e vëllait 30 milionë euro të ardhura
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqite...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...
-
Dervishaj: Rritja e investimeve dhe bashkëpunimi me diasporën, prioritet i angazhimit tim si kandidat për deputet
Kandidati për deputet me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë...
-
Kurti debaton me një mërgimtar që iu ankua për rrymë: S’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë, është rritur ngarkesa
Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurt...
-
Gucati: Kurti më rrejti në zyrën time, është veteran fals
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, du...
-
Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë
Pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se mund të ketë sulme ...
-
Instalohen kamerat publike në qytetin e Junikut
Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në këtë qytet. Lajmin e ...
-
“Ai ka qenë forca ime”, Nasim Haradinaj përlotet në studio për vëllain që i vdiq sa ky ishte në Hagë- Specialja nuk i dha leje për varrimin e tij
Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin ...
-
Thëngjill para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e protesta para KEDS-it – Si reagonte Vetëvendosja opozitare përballë reduktimeve të energjisë elektrike
Qytetarë nëpër zona të vendit po përballen këtë javë me ndërprerje të energji...
-
Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe, KQZ: Ka kohë 48 orë për t’u ankuar në Gjykatë Supreme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka miratuar sot ankesën e ...