Sport

Lista e Spanjës për ndeshjet e Nations League/ Enrique lë jashtë Ramos, Alonso dhe Ansu Fati, ja cilët janë risi

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 16 September 2022

Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Enrique ka zyrtarizuar listën e lojtarëve në prag të dy sfidave në Nations League që do të zhvillohen në muajin shtator.

Për sa i përket risive, trajneri Spanjoll ka thërritur për herë të parë dy lojtar. Bëhet fjalë për sulmuesin e Real Betis, Borja Iglesias dhe mesfushorin e Athletico Bilbao Nico Williams.

Sulmuesi 29-vjeçar i Real Betis e ka nisur sezonin e ri në mënyrë fantastike, pasi në pesë javët e para të La Liga, ka shënuar katër gola. Gjithashtu edhe mesfushori i talentuar 20-vjeçar Williams në sfidën e fundit në La Liga ndaj Elche, gjeti golin e parë për këtë sezon.

-Advertisement-

Pavarësisht se përflitej për një rikthim të Sergio Ramos në kombëtare, trajneri Luis Enrique e ka lënë përsëri jashtë listët duke mos e marrë në konsideratë formën e mirë që Spanjolli po kalon me Paris Saint German.

Gjithashtu Luis Enerique ka lënë jashtë liste edhe dy lojtarët e Barcelonë, mbrojtësin Marcos Alonso dhe talentin 19-vjeçar Ansu Fati.

Deri në nisjen e botërorit Katar 2022, Spanja do të zhvilloj dy ndeshje shumë të rëndësishme në Nations League. Spanjollët fillimisht do të përballen me 24 shtator me Zvicrën dhe menjëherë pas tre ditësh me 27 do të luajnë në transfertën e vështirë kundër Portugalisë.

Super sfidat e Nations League do të transmetohen live në “Super Sport”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera