Lista e PS-së për zgjedhjet – Rama garanton ministrat, mban në ankth deputetët

Autori: Gazeta inFokus
20:04 | 05 January 2025
Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS-së i ka gjetur të pasigurt për fatin e tyre politik, në lidhje me faktin nëse do të jenë apo jo në listat e Edi Ramës për 11 Majin. Katër muaj para zgjedhjeve socialistët me eksperiencë kuvendore “kërcënohen” nga gara e brendshme në listat e hapura si dhe nga prurjet e reja nëpërmjet platformës “Deputeti që Duam”.
Deputetët duket se kanë ende punë për të fituar besimin e shefit politik për të zënë vend në listat e Edi Ramës në kërkim të mandatit të katërt, një fazë që ministrat e kabinetit të Kryeministrit e kanë kaluar.
A2 CNN ka mësuar se 14 nga 17 anëtarët e tij janë “punësuar” në zonat e caktuara elektorale. Madje 6 prej tyre kanë marrë përgjegjësi të mëdha, drejtimin politik të 5 qarqeve dhe zonën më të madhe elektorale, atë të diasporës.

Në Tiranë përqendrimi qeveritar është më i lartë pasi nën udhëheqjen e Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliut do të shërbejnë edhe katër kolegë të saj. Drejtuesit e Ministrisë së Jashtme, Shëndetësisë, Ekonomisë, dhe Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen kanë nisur punën në njësinë 8, 11, 6 dhe 5.
Numri dy i qeverisë Belinda Balluku, njëkohësisht edhe drejtuese politike në Qarkun e Fierit, ka marrë me vete, duke e vendosur në Lushnje, ministrin e Financave, Petrit Malaj. Pirro Vengu i Mbrojtjes dhe Anila e Denaj e Bujqësisë do të shërbejnë në Vlorë.

Dy ministra Shteti pa portofol do të kërkojnë votat për PS në Elbasan. Arbjan Manzniku si drejtues Politik i qarkut, ndërsa Bora Muzhaqi e vendosur në zonën e Librazhdit.
Ministri i Drejtësisë do të vijojë të jetë në krye të ekipit politik në Lezhë, ashtu si Mirela Kumbaro në Gjirokastër.

Taulant Balla i marrëdhënieve me Parlamentin do të menaxhojë zonën më të re dhe më të madhe elektorale, atë të shqiptarëve jashtë vendit. Por në ndryshim nga 12 qarqet, Diaspora nuk do të ketë listë fizike kandidatësh, shkruan A2 CNN. Nga forumet e larta drejtuese kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar që Balla është deputet i sigurt. Por mbetet dilemë nëse Balla pas largimit nga Fieri, do të jetë në listën e Elbasanit apo jo.
Tre ministra kanë mbetur pa territor, Adea Pirdeni, Majlinda Dhuka dhe Ervin Hoxha. Edhe pse Ministri i Brendshëm ka pasur “oferta” politike në Tiranë, por gjithashtu nuk përjashtohet vendlindja e tij, Gjirokastra. /A2CNN

Të tjera
-
‘‘Dëme të konsiderueshme’’, deklarimi i Policisë për zjarrin në zonën industriale në Prishtinë: Po vijon puna hetimore
Mbrëmë në Prishtinë, më saktësisht në zonën industriale, një objekt është për...
-
Konstituimi është ‘‘detyrim e jo opsion’’, Osmani – partive gjatë takimeve të djeshme: Sa më shpejtë të gjendet rrugëdalja
Dje presidentja e vendit, Vjosa Osmani, vazhdoi mbajtjen e takimeve me partit...
-
‘‘Është eksplicit në kërkesë”, LDK sot i drejtohet Kushtetueses për komisionin për votim të fshehtë
Pas Partisë Demokratike të Kosovës, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ...
-
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretish...
-
Kraki: Nuk i kemi numrat për konstituimin e Kuvendit, për qeveri po
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të ...
-
Policia: Dëme të mëdha nga zja*rri në zonën industriale të Prishtinës, qytetarët të shmangin zonën
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale ...
-
60-vjeçarja rrezikonte të mbytej në plazhin e Himarës
Një grua rreth 60 vjeçe ka rrezikuar të mbytet pasditen e së enjtes në plazhi...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se një bisedë private dhe të sinq...
-
Digjen depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, nuk dihet ende për të lënduar
Një zjarr i madh ka shpërthyer në depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, ku flakët k...
-
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ...
-
Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se në takim me pres...
-
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot...