Lista e lojtarëve me më së shumti tituj në ligat kryesore

Autori: Gazeta inFokus
10:54 | 22 December 2018
Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, sot (e shtunë) mund të shkruajë historinë në futbollin botëror.
Ylli gjerman, ka mundësi të vendos një rekord të ri nëse Real Madrid fiton Kupën e Botës për Klube, ku në finalen e madhe takohet me Al Ain.
Në rast fitoreje të Real Madrid, për Toni Kroos ky do të ishte trofeu i pestë i Kupës së Botës për Klube, diçka që askush nuk e ka arritur më parë.
Por kush janë lojtarët që kanë fituar më së shumti tituj në ligat e caktuara?
Kupa Evropiane – Liga e Kampionëve
Gara elitare evropiane për klube ka një vend të veçantë të rezervuar për Don Paco Gento. Gjashtë nga 13 kupat e Evropës të Real Madridit e kanë të regjistruar emrin dhe mbiemrin e Gento, që këto tituj i ka fituar mes viteve 1956 – 1966.
Asnjë lojtar në histori, nuk ka arritur të fitoi gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve.
Copa Libertadores
Gara e njohur si Liga e Kampionëve për Amerikën Latine, ka katër ish lojtar të Boca Juniros që udhëheqin me tituj të fituar. Abbondanzieri, Guillermo Barros Schelotto, Hugo Ibarra dhe Battagli kanë fituar nga katër tituj të kësaj gare, më shumë se kushdo tjetër.
UEFA Cup – UEFA Europe League
Jose Antonio Reyes është ndoshta nga ata lojtarët që përcillet me një fakt serioz gjatë karrierës së tij në botën e futbollit, pasi ka fituar më shumë tituj ndërkombëtar sesa kombëtar. Ish lojtari i Sevillas, Atletico Madrid, Real Madridit dhe Arsenalit, ka fituar pesë tituj të UEFA Cup.
La Liga
Jo vetëm në Evropë ka pushtet Paco Gento, pasi edhe në nivel kombëtar në Spanjë nuk ka lojtar që i afrohet për tituj atij. Nga 19 sezonet që luajti në Ligën e Spanjës, ai ishte në gjendje të fitonte 12 tituj me fanellën e Real Madridit.
Premierligë
1, 2, 3, 4… dhe kështu më radhë deri në 13 tituj të Premierligës. Po flasim për Ryan Giggs, një legjendë të Manchester United.
Bundesligë
Dominimi dërrmues i Bayern Munich në këtë ligë, ka bërë që sukseset më të mëdha të mbajnë emrin e ish lojtarëve bavarez. Scholl, Kahn, Lahm, Schweinsteinger dhe Ribery, janë lojtarët me më së shumti tituj të Bundesligës, gjithsej nga tetë.
Serie A
Miti, legjenda, shembulli… ose thjeshtë Gianluigi Buffon. Portieri aktual i PSG-së ka pasur një karrierë brilliante në Serie A te Juventus, me të cilën skuadër fitoi nëntë tituj kampioni, më shumë se kushdo tjetër.

Të tjera
-
Matoshi: Njohja nga Sudani dëshmon fuqinë e Osmanit kur çlirohet nga fantazma e Kurtit
Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen ...
-
BE-ja bisedon për masat ndaj Kosovës, por nuk pritet ndonjë vendim
Në takimin e së hënës, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit E...
-
LDK mirëpret njohjen nga Sudani: Rezultat i përpjekjeve të pandalshme të miqve ndërkombëtarë
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit pë...
-
Muharremi:Speca Rolex, Me përgatit speca me mish në këtë kohë duhesh me hi në kredi
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar me një postim n...
-
Kallas nesër mbledh në Bruksel kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën ...
-
Siklet për Vuçiqin, qytetarët ikën nga tubimi ende pa filluar të flasë
Para Kuvendit të Serbisë është mbajtur tubimi politik treditor “Serbinë nuk d...
-
Muharremi: Ministrja në detyrë e Jashtme refuzon kategorikisht çdo njohje të re që nuk është siguru nga vetë
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj Donika Gër...
-
”A jeni në pushim vjetor?”, kërkohet reagim i Ministrisë së Ekonomisë për rritjen e çmimit të rrymës
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj mungesës s...
-
”Po mësoni turqisht, pastaj po e harroni”, Osmani i përgjigjet Erdogan: Duhet ta praktikoj me ju
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zhvillon një bisedë miqësore me homologe...
-
Kurti deklarohet për njohjen nga Sudani, përmend angazhimin e presidentes Osmani
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për njohjen nga Sudani, i cili...
-
Njohja e Kosovës nga Sudani – vjen reagimi i parë nga Qeveria
Kosovës ka shënuar edhe një hap përpara në forcimin e subjektivitetit të saj ...
-
Njohja me e re për Kosovën, Gërvalla: Mirënjohës Sudanit për vendimin, Presidentes Osmani dhe aleatëve
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwar...