Lajme

Lista e kandidatëve për deputetë të PDK’së në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 20 February 2021

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur që në këto zgjedhje në komunën e Vushtrrisë të marrë 6526 vota gjithsej, apo shprehur në përqindje rreth 20.14%.

Në një listë të siguruar nga mediumi lokal VushtrriaOnline shihet se bartësi i listës, Enver Hoxhaj është më i votuari me 4362 vota, i përcjellur nga Kurtan Kajtazi me 2589 vota, dhe Xhevahire Izmaku 2052 vota.

Menduh Abazi, si aderim i ri në PDK, në këto zgjedhje në komunën e Vushtrrisë si kandidat del të ketë marrë 1936 vota.

-Advertisement-

Isa Hajrizi, është një prej kandidatëve që poashtu ka marrë një sasi jo të vogël të votave, ku sipas listës ai ka siguruar 1929 vota.

Uran Ismaili, i dyti në listën e PDK-së sipas kësaj liste ka marrë 1036 vota.

Në mesin e kandidatëve me vota katër-shifrore është edhe Bedri Hamza, i cili ka arritur të sigurojë në Komunën e Vushtrrisë 1101 vota.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera