Sport

Lista e golashënuesve më të mirë të Superligës së Kosovës pas xhiros së 30-të

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 14 July 2020

Të dielën dhe të hënën janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 30-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Prishtina me Dritën i kanë ndarë pikë, ndërsa Gjilani dhe Ballkani kanë triumfuar për të vazhduar garën për titull.

E krahas ‘luftës’ për titull, garë e madhe po zhvillohet edhe për golashënuesin më të mirë në elitë.

-Advertisement-

Me golin e realizuar ndaj Feronikelit, Blend Baftiu i Ballkanit ka shkuar në kuotën e 18 golave, duke lënë prapa Arb Manajn e Trepçës ’89 me 15 gola dhe Ahmed Januzin e Prishtinës me 14.

Më poshtë keni listën e golashënuesve më të mirë të Superligës pas 30-të xhirove të zhvilluara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera