Sport

Lista e golashënuesve më të mirë të Superligës së Kosovës pas gjashtë xhirove

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 18 October 2020

Elita e futbollit kosovar e ka mbyllur xhiron e gjashtë me dy ndeshjet e zhvilluara këtë të diele, shkruan Gazeta inFokus.

Ballkani po vazhdon furishme kryesimin në Superligë, derisa edhe Drita e ka nisur mbarë, kurse befasia e këtij fillim sezoni është Arbëria që po tregon rezultate dhe lojëra të mira.

Krahas tabelës, garë krejtësisht tjetër po zhvillohet për golashënuesin më të mirë të ligës.

-Advertisement-

Mirlind Daku i Ballkanit është duke kaluar në formë jetësore, ku në gjashtë ndeshje ka realizuar 12 gola.

Sulmuesi gjilanas ka lënë shumë prapa me gola të shënuar ndjekësit e tij.

Pas Dakut vjen Otto John i Prishtinës, i cili ka realizuar 5 gola.

Më poshtë keni listën e top golashënuesve të Superligës së Kosovës pas gjashtë xhirove./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera