Lajme

Lirohet aktivisti i PDK-së i cili u arrestua sot pas aksionit simbolik ndaj ambasadorit Berishaj

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 26 January 2023

Kryetari i PDK-së ka njoftua përmes një shkrimi në Facebook se është liruar aktivisti i PDK-së i cili u arrestua gjatë ditës së sotme për aksionin simbolik kundrejt ambasadorit, Martin Berishaj.

Krasniqi ka thënë se ai që do të duhej të arrestohej sot do të ishte vetë ambasadori Berishaj.

“Ai dhe Kryeministri Kurti, bashkëpunëtori dhe mbrojtësi i tij, nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke marrë pjesë nëpër aktivitete publike.Janë miliona euro që Ambasadori Berishaj i ka marrë nga kompania GEN-I me seli në Beograd, disa kallëzime penale të ngritura e dhjetëra raportime të mediave ndërkombëtare për aferën skandaloze, që kërkojnë sjelljen e tij para drejtësisë” shkruan Krasniqi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera