Lajme

Lirohen veteranët që u prangosën pas rastit me deputetin e VV-së

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 13 October 2026

Veteranët, Fadil Zogaj dhe Ekrem Selimi janë liruar të hënën, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, ka vendosur sipas detyrës zyrtare për ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Kështu është bërë e ditur nga Gjykata .

Ata ishin arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi dhe dyshohen për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje”.

-Advertisement-

“Me datë 12.10.2026, gjyqtari i procedurës paraprake përmes Aktvendimit ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të pandehurve F.Z. dhe E.S dhe të pandehurit janë liruar menjëherë me datë 12.10.2026”, thuhet ndër të tjera në konfirmim.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy