Lirohen nga taksa të gjitha bizneset e Drenasit për vitin 2020
Autori: Gazeta inFokus
15:51 | 30 April 2020
Sot është mbajtur mbledhja e rregullt Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 4 pika, mirëpo me propozimin e kryetarit Lladrovci, janë shtuar edhe 4 pika të tjera për diskutim.
Pikat e propozuara nga kryetari Lladrovci ishin; propozim vendimi për lirim nga taksa komunale për vitin 2020 për bizneset që operojnë në Komunën e Drenasit, draft propozimi për ndryshim-plotësimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2020-2024, propozim vendimi për rritjen dhe bartjen e të hyrave nga viti 2019 në vitin 2020 si dhe raporti financiar i zhvillimit të buxhetit janar-mars 2020.
Mbledhja është mbajtur në sallën e Kulturës për shkak të distancimit social dhe në mbledhje morën pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit dhe drejtor të drejtorive komunale. Pika e parë, procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të dt 28.02.2020 kaloi unanimisht nga asamblistët e kuvendit.
Pika e dytë, propozim-vendimi për lirim nga taksa komunale për bizneset që operojnë në Komunën e Drenasit për vitin 2020 pas diskutimit u miratua me shumicë votash nga asambleja komunale.
Propozim vendimi për formimin e komisionit për vlerësimin e pronave që mund të këmbehen dhe dhënien e rekomandimeve për pronat që duhet të shpronësohen në parcelën 743/1, në zonën e kadastrave, si pikë e tretë me radhë u votua me shumicë votash, ku u propozuan emrat që do ta përbëjnë këtë komision.
Nga ekzekutivi; Granit Karaqica, Fadil Tahiri, Granit Hasnaj dhe nga legjislativi; Malsore Cakiqi dhe Burim Bujupi. Ndërsa, pika e katër rreth diskutimit të situatës emergjente të krijuar nga virusi COVID-19, Kryetari Lladrovci njoftoi anëtarët për gjendjen aktuale në Drenas që fatmirësisht nuk ka asnjë rast, ndërsa falënderoi të gjithë për bashkëpunimin në këtë kohë pandemie. Pika tjetër me radhë, “Draft propozimi për ndryshim-plotësimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2020-2024”, u kalua në mënyrë unanime.
Propozim vendimi për rritjen dhe bartjen e të hyrave nga viti 2019 në vitin 2020 është miratuar me shumicë votash. Ne këtë mbledhje është diskutuar edhe raporti financiar për zhvillimin e buxhetit për periudhën janar-mars 2020. Për shkak se mbledhja është mbajtur në sallën e Kulturës në parandalimin e përhapjes së COVID-19, incizimi i diskutimit nuk do të jetë u mundur të publikohet në kanalin YouTube dhe në ueb faqen e Komunës. Ky takim mbetet si audio për procesverbal. / Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Kandidati i mbështetur nga BDI fiton garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës
Arkin Jahiu i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), kandidati i mbështetur n...
-
Me BMW 170 km/h në qytet, 19-vjeçari pa patentë shoferi, identifikohet nga policia
Policia e Kosovës në Ferizaj ka identifikuar një 19-vjeçar, i cili ishte inci...
-
Ministria e Infrastrukturës hap tender 7.2 milionë euro për rrugët e Kosovës
Ministria e Infrastrukturës ka hapur një aktivitet të ri të prokurimit në vle...
-
Shkencëtarja nga Kembrixhi vdes në një aksident treni në Spanjë
Një studiuese e vlerësuar me çmime nga Universiteti i Kembrixhit humbi jetën ...
-
Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”
Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tj...
-
Tronditet Gjilani – pesë të vrarë brenda tri javësh
Gjilani është përballur me disa ngjarje të rënda gjatë javëve të fundit, ku k...
-
Ahmeti në Bërvenicë: Maqedonia nuk është as e Hristijanit as e Cërvenkovskit, është e shqiptarëve autoktonë
Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim p...
-
Rasti i Arlindës, Natyra Kuçi e bën fajtore edhe Komunën e Pejës, ja pse
Natyra Kuçi ka ngritur akuza ndaj institucioneve komunale në Pejë lidhur me t...
-
Shpërthime në dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se u goditën mina detare
Dy shpërthime janë regjistruar në Ngushticën e Hormuzit, pasi dy cisterna naf...
-
Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të tak...
-
Dita e 20-të e protestave në Tiranë kalon pa incidente
Një grup të rinjsh dhe qytetarësh protestuan sonte para Ministrisë së Arsimit...
-
Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit
Edhe pse Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u miratua ...

































