Lajme

Lirohen nga paraburgimi dy veteranët e UÇK-së për sulmin ndaj deputetit të VV-së

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 12 October 2026

Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj Fadil Zogajt dhe Ekrem Selimit, të cilët ishin arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi.

Gjykata ka vendosur që masa e paraburgimit të ndërpritet sipas detyrës zyrtare, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të dy të pandehurve.

Ata akuzoheshin për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje”, sipas nenit 402, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Vendimi për ndërprerjen e paraburgimit është marrë pasi gjykata ka vlerësuar se rrethanat juridike dhe faktike kanë ndryshuar. Sipas aktvendimit, protesta gjatë së cilës ndodhi incidenti ka përfunduar, ndërsa të pandehurit janë marrë në pyetje nga Prokurori i Shtetit.

Për këto arsye, gjykata ka konstatuar se nuk ekziston më bazë ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy