Lajme

Lirohen 200 persona nga konviktet, Abdixhiku: Karantinimi funksionoj

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 05 April 2020

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se janë larguar 200 persona nga konviktet të cilët rezultuan negativ për koronavirus.

Abdixhiku ka komentuar edhe vendimin e qeverisë që konviktet të shëndrroheshin në karantinë duke izoluar ata të cilët vinë nga jashtë.

“Kushtet në Karantinë mund të mos ishin nga më të mirat, ditët e para mund të kishin qenë edhe të vështira – mësuam në vështirësi – por karantinimi po funksionon. Mbi 500 qyretarë tanë janë vendosur aty. Janë ushqyer, përkujdesur e trajtuar me kapacitetet e një shteti që aq sa ka jep – por jep gjithçka. Janë testuar dyqind prej tyre, të gjithë janë liruar për në shtëpi. Qindra të tjerë do të kthehen gradualisht e do të vendosen aty njëtrajtësisht”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ai tha se karantinimi funksionoj dhe se pa të do të kishte shpërthim, shkruan gazeta inFokus.

“Të testuarit pozitiv, 3 sosh, për shkak të karantinimit nuk kanë kontaktuar askënd. As brenda as jashtë. Sa për krahasim, vetëm një qytetar pozitiv në një qytezë Kosove ka nisur zinxhirin pozitiv tek mbi 50 të tjerë. Pa karantinë do të kishim shpërthim. Me karantinë kemi edhe kontrollë edhe kthim në shtëpi. Për këtë duhet falenderuar të gjithë. Qytetarët që me durim qëndrojnë aty; por mbi të gjitha shërbyesit e qendrës, të shëndetësisë, policët, ushtarët e vullnetarët që kanë bërë të vlejë i gjithë ky angazhim”, ka thënë Abdixhiku./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera